Tërmeti i fortë/ Ndërtesa të çara në Greqi, rrugë të bllokuara nga gurët, mbyllen shkollat

Një tërmet i fortë u regjistrua mëngjesin e sotëm në Evia në Greqi. Tërmeti me magnitudë 5.1 është ndjerë edhe në Atikë. Mediat greke shkruajnë se për pasojë shkollat në Mantoudi, Limni, Agia dhe Anna janë mbyllur.

Ndërkohë guvernatori i qarkut të Greqisë qendrore, Fanis Spanos, bëri me dije se vazhdojnë kontrollet në zonë, dhe se në një rrugë në Evia Qendrore ka pasur rrëshqitje dherash. Sizmologët janë shprehur të shqetësuar për pasgoditjet, ndonëse autoritetet bëjnë me dije se janë në gatishmëri.

Sipas raportimeve nga mediat greke, mësohet se ku ka pasur dëme në njerëz, por dëme të konsiderueshme në ndërtesa dhe rrugë pranë epiqendrës të cilat janë shembur. Ndërkohë, banorët pranë epiqendrës në Mantoudi, menjëherë pas tërmetit të fortë kanë dalë në rrugë.

Nënkryetari i bashkisë Mantoudi, Yiannis Kantzouras tha se, tërmeti ishte shumë i fortë dhe zgjati shumë.shqiperia-ime.com


Comments

One response to “Tërmeti i fortë/ Ndërtesa të çara në Greqi, rrugë të bllokuara nga gurët, mbyllen shkollat”

  1. Wow, awesome blog structure! How lengthy have you ever been running a blog
    for? you make running a blog glance easy. The overall
    glance of your website is magnificent, as
    well as the content! You can see similar here sklep internetowy

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *