14 vjet më parë… Koha e gjumit po afrohej. Ishim aq të afërt. Isha e rraskapitur, isha e përlyer dhe kisha vapë. Falë treshes dhe vëllait të tyre 4-vjeçar, këtu gjithnjë ishte zhurmshëm dhe zënë. Kisha shumë pak kohë për veten time dhe me siguri kaluan katër ditë që kisha bërë dush. Çdo moment të jetës time kujdesesha për nevojat e tyre dhe megjithëse isha plotësisht e rraskapitur, nuk do të doja që të ishte më ndryshe.
Duart e mia ishin plot, por kështu ishte edhe zemra ime. Sapo mbaruam ritualin e darkës dhe banjës. Mblodha djemtë e mi për të luajtur pak minuta para shtratit. Disa këngë u luajtën në radio, dhe të gjithë vallëzuan, kënduan dhe luanin me lodrat e tyre. I rregullova shpejt lodrat sepse doja që djemtë e mi të shkonin në shtrat dhe të bënin dush sa më shpejt të ishte e mundur. Pastaj, në një moment, dëgjova një nga djemtë të thoshte: “Oh jo”. U ktheva vetëm në kohën për të parë stilolapsin i cili shpër.theu në dorën e njërit nga djemtë e mi dhe ngjyra blu filloi të përhapet në të gjithë qilimin. Ai bërtiti i lumtur kur pa ngjyrën të spërkatur në pizhamet e pastra. U trondita kur pashë njollat blu që ndotën qilimin tonë të ri.
Shpejt e thirra burrin tim, që të vinte e të më ndihmonte. Në sekondë u acarova, e mora djalin tim dhe e çova në tualet për ta larë, ndërsa burri filloi të fërkonte njollat blu në qilim. Isha aq e shqetësuar saqë filluan të rridhnin lotët. Isha e rraskapitur dhe zemëruar. Me të vërtetë, shumë shumë e zemëruar. Nuk isha e zemëruar me djalin tim (i cili ishte djalë si Shtrumf), por isha e zemëruar me veten time që e lashë stilolapsin në afërsi të fëmijëve.
Jetonim në këtë shtëpi vetëm gjashtë muaj, dhe qilimi ishte përkërkund. Atë natë e fërkuam atë njollë një orë dhe nuk mund ta pastronim. Të nesërmen thirrëm pastrues të qilimave që e pastronin qilimin me mjete të posaçme, por njolla ende mbeti. Ndihesha sikur po më shikonte, aq e ndritshme dhe blu. Sa herë që shikoja atë njollë, ndihesha e dëshpëruar. Ishte e shëmtuar dhe plotësisht e kundërt me qilimin tonë. Pavarësisht çfarëdo që bëmë, ajo njollë mbeti. Kjo njollë më dëshpëroi dhe më turpëroi. Ajo më zemëroi dhe më bëri të ndihesha si nënë e keqe sepse lashë stilolapsin në afërsi të fëmijëve. Ajo njollë blu ishte një negative e madhe në jetën time. Dhe e urreja. Muajin vijues, biri im i ëmbël, i cili e bëri tërë qilimin me bojë blu, u diagnostikua me kancer. Ai vdiq dy vjet më vonë.
Djali im vdiq, kurse njolla blu? Ajo ishte akoma atje, duke ma kujtuar vazhdimisht djalin tim. Ishte një kujtesë e vazhdueshme e diçkaje kaq të parëndësishme – diçka që ishte e parëndësishme në vetë jetën. Ajo njolla blu ishte një kujtesë se jeta është e çrregullt, por ia vlen të jetosh. Një kujtesë e vazhdueshme që nuk duhet të shqetësohemi për gjëra të vogla. Një kujtesë e vazhdueshme se nuk janë gjërat me rëndësi, por njerëzit. Një kujtesë e vazhdueshme se aksidentet ndodhin. Një kujtesë e vazhdueshme se duhet të shpëtojmë nga gjërat jo të rëndësishme dhe se duhet të përqendrohemi në ato që kanë rëndësi.
Me kalimin e viteve, ajo njollë nuk u zhduk aspak. Ajo dalloheshte mirë në qilimin tonë të errët. E mbuluam mirë me mobilie, por sa herë që lëvizja mobiliet për pastrim nën të, ajo njollë do të ishte aty dhe më dukej sikur po më shikon. Sa herë që e shihja, më merrte frymën dhe më kujtonte humbjen. Kjo njollë që më bëri të qaj tani më bën të falënderoj Zotin për të gjitha ato kujtime. Ajo më kujton që jeta është e ndyrë. Do të ketë njolla në dyshemenë e kuzhinës
. Uji i peshkut të artë do të derdhet në të gjithë makinën. Dritaret do t’i thyejë topi i bejsbollit. Shportat për larje janë plot, si dhe pjatat që përmbyten në lavaman. Gjurmët e gishtërinjve në derën e xhamit dhe ngjyrat në të gjithë tryezën. Dhe do të ketë njolla blu në qilimin e ri. Njollat japin mësim mirënjohjeje. Ata në fakt janë bekime të maskuara. Dhe e dini çfarë? Uroj që të kisha një milion njolla blu në qilimin tim, nëse kjo do të thoshte se do të kisha edhe një ditë më shumë me djalin tim.
Wow, amazing weblog format! How long have you been blogging for?
you made running a blog glance easy. The whole look of your site is excellent, let alone the
content material! You can see similar here sklep online
This article had me laughing and learning! For those interested, check out: DISCOVER HERE. What’s your take?