Çfarë i ndodhi? Reagon ashpër Bleona Qereti: Kjo është barbare…

Të paktën 1,203 palestinezë janë vrarë dhe 5,763 të tjerë janë plagosur që nga fillimi i bombardimeve izraelite të Gazës të shtunën, tha të enjten Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza.

Lidhur me këtë ngjarje makabre, kanë reaguar shumë personazhe të njohur publik dhe një ndër to është edhe Bleona Qereti.
Përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, këngëtarja e njohur është shprehur se është shokuese kjo që po ndodh dhe se askujt nuk i interesojnë opinionet politike.

“Sot askujt nuk i intereson opinioni yt politik apo i imi. Ky postim ka të bëjë me zemërimin moral dhe refuzimin e brutalitet ndaj njerëzve të pafajshëm. Të kërcesh me trupat e vdekur, të kalosh mbi trupat e vdekur nëpër rrugë, përdhunime, të vrasësh fëmijë dhe të moshuar në kamera, duke qeshur ndërkohë që kryejnë krime. Kjo është barbare”.

“Rrëmbimi i fëmijeve nga krevatet e tyre dhe tërheqja e tyre zvarrë. Luftë për liri. Kjo është shokuese”.

“Sot këta qytetarë të pafajshëm janë izraelit, nesër mund të jenë amerikanë apo shqiptarë. Nuk ka justifikim për këto veprime. Pavarësisht përkatësisë fetare, pozicionit politik apo origjinës së problemit. Të gjithë ne duhet të dënojmë barbarizmin e lëshuar mbi njeëzit e pafajshëm. Kjo ka të bëjë me të qënit njeri. Fundi i historisë”.

View this post on Instagram

A post shared by B L E O N A (@bleona)


Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *