Qarku i Fierit është epiqendra absolute e bumit fotovoltaik.
Në Sheq, Marinas, Topojë, Povelçë, Dërmenas, Grykë, Darzezë, Ballsh dhe Lushnjë, projektet shtrihen njëra pas tjetrës. Fillimisht shfaqen projektet dy megavatëshe, njësi të vogla në dukje, por të shumta në numër.
numër.
“Përsa i përket qarkut të Fierit apo qytetit të Fierit ku është përqendruar pjesa më e madhe e lejeve të dhëna për këto panele fotovioltaike dhe kryesisht edhe në toka bujqësore normalisht kjo energji që do të hidhet që do të prodhohet, e mban dot sistemi apo rrjeti që kemi ne aktualisht në qytetin e Fierit, unë kam dyshimet e mia që nuk i mban dot”, u shpreh inxhinieri Azmer Dulevic.
“Dhënia e lejeve për fotovoltaikët është një problematikë shumë e madhe sidomos në pjesën e transmetimit në rrjetin e shpërndarjes”, u shpreh ekspert i energjisë Eduart Elezi.
Duke qenë se pjesa më e madhe e centraleve fotovoltaike janë duke u ndërtuar dhe zhvilluar në Qarkun e Fierit, në vitin 2025 është vënë në funksion nënstacioni 220/20 KV i Hoxharës, me fuqi të instaluar 100 MVA, në njësinë operative Fier, si dhe lidhja me rrjetin e transmetimin në linjën 220 kV.
Një prej projekteve më të mëdha është ai i kompanisë “GreeNNat Solar Park Ballsh sh.p.k.” me kapacitet 100 megavat. Në terma kapaciteti, projekte të tilla kanë ndikim në rrjetin kombëtar të transmetimit, në përdorimin e tokës dhe në ekonominë lokale.
Ne po investojmë në prodhim pasi mesa duket aty është përqendruar pjesa e vëmendjes nga investitorët privat kryesisht për prodhimin e energjisë elektrike, ajo që duhet bërë sot që e shikoj unë si inxhinier nuk duhet të jetë vëmendja te prodhimi, duhet të jetë te shpërndarja.
Ne e kemi rrjetin e amortizuar të shpërndarjes të energjisë elektrike, pra ne kemi linja të pandërruara të energjisë elektrike sot e 38 vjet më parë që janë vendosur për herë të parë, kemi transformator që nuk janë ndërruar sot e 35 vite”, u shpreh inxhinieri Azmer Dulevic.
ERE: Në planin 10-vjeçar të investimeve, ka planifikuar që të investojë duke parashikuar: Ndërtimin e një linje të re 400 kV ndërmjet nënstacioneve Fier,
Hoxharë dhe Rrashbull. Zgjerimin në 400 kV dhe fuqizimin e nënstacionit Rrashbull me transformatorë të rinj 400/110 kV. Fuqizimin e nënstacionit Fier dhe instalimi i autotransformatorit të dytë 400/220 kV, 400 MVA. Zgjerimin në tension 400 kV dhe përforcimi i nënstacionit ekzistues 220/110 kV Hoxharë.
