Të ftuar në emisionin Big Brother Radio me Elona Duron në Top Albania Radio ishte Roland Hysi në studio, një koleg por gjithashtu shoku më i ngushtë i Mirit dhe bashkëshortja e tij Rabea Shahini në një lidhje telefonike për të shpjeguar një ndër situatat më të komentuara në këtë edicion të BBV atë të ‘krevateve’ mes Mirit dhe Selin por edhe për të teguar qëndrimin e saj në lidhje me këto situata…
Ja se çfarë përgjigje ka Rabea Shahini për marrëdhënien e saj me Mirin…
Kam dëgjuar shumë që thonë se përse Miri nuk flet shumë shpesh për mua ose për dashurinë tonë dhe unë thjesht dua të them që për mua edhe për Mirin dashuria jonë është një gjë shumë e shenjtë, ashtu siç është edhe familja jonë. Prandaj nuk flasim gjithë kohën sepse dashuria e vërtetë nuk ka nevojë të jetë e zhurmshme.
Ajo dashuria që kemi ne është mes ne të dyve dhe nuk është diçka që duhet të shprehet 24 orë, por është diçka që e kemi shumë të veçantë dhe prandaj nuk mund të dalësh atje dhe të flasësh për dashurinë. Vetëm unë dhe Miri e dimë sesa e vërtetë është dashuria jonë.
