Një moment shumë emocional u transmetua në rubrikën “Big Love” në Big Brother VIP, ku këngëtarja e njohur Anjeza Shahini i dërgoi një mesazh të ngrohtë Mirit, i cili u zgjodh edhe si i preferuari i publikut.
Përmes këtij mesazhi, artistja shprehu vlerësimin dhe admirimin e saj për të, duke theksuar jo vetëm talentin e tij artistik, por edhe shpirtin dhe energjinë që ai përcjell.
Abi. Fuqia e mendjes dhe zemra jote e bukur më sjellin në mendje kujtimin e gjyshes dhe familjes. Ata të shohin, të admirojnë dhe të bekojnë nga lart. Arti yt ka inspiruar breza dhe mua. Love you winner -shkroi Anjeza Shahini në mesazhin e saj.
Fjalët e artistes u konsideruan si një mbështetje e fortë morale për Mirin brenda shtëpisë së famshme të Big Brother VIP. Për ju që nuk e dinit, Miri dhe Anjeza kanë një lidhje shumë të fortë, pasi janë kushërinj. Babai i Mirit është vëllai i babait të Anjezës, çka i bën ata të dy kushërinj të parë.
