‘Ethet e Big Brother Vip 3’, ja emrat që mund të futen

Tashmë është bërë e ditur që Big Brother VIP do të nisë nga janari. Gjatë kësaj kohe janë përfolur disa emra që mund të shohim në shtëpinë e famshme.

Arbër Çepani është një ndër personazhet që ka marrë ftesë. Kujtojmë se ai është fituesi i edicionit të parë të “Big Brother”, ndaj edhe prania e tij në këtë format, do të sjellë eksperiencën e fituesit.

Një tjetër emër që është përfolur për t’iu bashkuar kastit është edhe Zamira Kita.

Ledjan Agalliaj është personazh që padyshim premto të papritura nëse bëhet pjesë e “Big Brother VIP”. Të gjithë e njohim tanimë balerinin si partnerin e këngëtares, Elhaida Dani.

Ndërkohë mësohet se Adelina Tahiri ka shprehur vetë dëshirën për të qenë pjesë e këtij formati, duke qenw se martesa e saj po degradon çdo ditë e më shumë dhe nuk po nxjerr ndonjë këngë këto kohë.konica.al