counter customizable free hit Deklarata e Mirit për Selin, reagon gruaja e tij - 𝒜𝓁𝒽𝒾𝓀𝓂𝒶𝑜𝒻𝒻𝒾𝒸𝒾𝒶𝓁

Deklarata e Mirit për Selin, reagon gruaja e tij

Prime” i fundit i Big Brother VIP Albania ka rikthyer në qendër të vëmendjes marrëdhënien e shumëpërfolur mes banorëve Miri dhe Selina, duke shkaktuar reagime të shumta si brenda shtëpisë ashtu edhe në rrjetet sociale.

Gjatë spektaklit, moderatori Ledion Liço i drejtoi Mirin një pyetje të drejtpërdrejtë lidhur me ndjenjat e tij ndaj Selinës. Banori e mohoi kategorikisht që mes tyre të ekzistojë diçka më shumë se miqësi, duke theksuar se nuk ka asnjë lidhje romantike.

Megjithatë, një klip i transmetuar nga Dhoma e Rrëfimit ndryshoi rrjedhën e diskutimit. Në pamjet e shfaqura, Miri dukej i emocionuar dhe me lot në sy, ndërsa shprehej: “Duan të na ndajnë. E dua, si njeri, është super vajzë.”

Pas gjithë bujës së krijuar, reagoi edhe bashkëshortja e Mirit. Ajo publikoi në Instagram një postim të rishpërndarë nga miku dhe kolegu i tij në grupin West Side Family, Landi Hysi.

Në mesazhin e shpërndarë hidhen poshtë aludimet për një romancë mes Mirit dhe Selinës, duke u cilësuar si një histori e ekzagjeruar që po përsëritet vazhdimisht.
“Njerëzit mund të pranojnë edhe marrëzitë më skandaloze nëse përsëriten shpesh. E tillë është edhe historia e ndjenjave ndaj Selin, një marrëzi që po përsëritet shpesh. MIRI, MIRI DHE VETËM MIRI.”

Related Posts

“Kanë qarë të dy…”/ Ish-banori zbulon të vërtetën e ndarjes Miri-Selin: Zgjuar gjithë natën.

Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Angelo Haruni, ka qenë ditën e sotme i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka komentuar ngjarjet më të forta brenda…

Mateo shokon me deklaratën ndaj Tanit: “Gruan tënde përjashta ishalla ta p…”

Shtëpia e “Big Brother VIP Albania” është tronditur nga një tjetër situatë tepër e rëndë, e cila ka kaluar çdo limit të lojës duke përfshirë familjarët jashtë….

Rogerti provokon Brikenën dhe Mateon, ja debati i ashpër që nisi mëngjesin

Debatet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, nuk kanë fund dhe duket sikur po ashpërsohen dita-ditës. E kështu ka nisur edhe kjo…

Egli Tako në lidhje me ish-banorin e Big Brother?

Egli Tako duket se nuk gjen qetësi nga sytë kureshtarë të publikut dhe mediave rozë. Pasi hodhi poshtë disa herë aludimet për romanca të reja pas ndarjes…

I dha fund jetës me fostoksinë, shpallet në kërkim bashkëshorti i 25-vjeçares nga Lezha, në trupin e saj u konstatuan edhe shenja dhune

Kjo është 25-vjeçarja Xhuana Nikollaj nga Lezha, e cila një ditë më parë ndërroi jetë në QSUT, si pasojë e vetëhelmimit me fostoksinë. Pas ngjarjes, familjarët e…

Produksionit i del skema zbuluar/ Askush nuk do të eliminohet nga televotimi i fundit? Ja pse

Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP Albania” ishte e mbushur me dinamika të forta, ku vëmendjen kryesore e mori zgjedhja e Mirit si lider i shtëpisë….