counter customizable free hit I dha fund jetës me fostoksinë, shpallet në kërkim bashkëshorti i 25-vjeçares nga Lezha, në trupin e saj u konstatuan edhe shenja dhune - 𝒜𝓁𝒽𝒾𝓀𝓂𝒶𝑜𝒻𝒻𝒾𝒸𝒾𝒶𝓁

I dha fund jetës me fostoksinë, shpallet në kërkim bashkëshorti i 25-vjeçares nga Lezha, në trupin e saj u konstatuan edhe shenja dhune

Kjo është 25-vjeçarja Xhuana Nikollaj nga Lezha, e cila një ditë më parë ndërroi jetë në QSUT, si pasojë e vetëhelmimit me fostoksinë.

Pas ngjarjes, familjarët e saj kanë bërë kallëzim në Komisariatin nr. 2 në Tiranë ndaj bashkëshortit të saj, shtetasit Eraldo Fizi duke pretenduar se ai ushtronte dhunë ndaj të resë.

Sipas burimeve, në trupin e 25-vjeçares janë konstatuar edhe shenja dhune.

Në lidhje me këtë rast, Policia e Tiranës e ka shpallur bashkëshortin në kërkim për veprat penale “dhunë në familje” dhe “shkaktim i vetëvrasjes”.

Uniformat blu kanë ushtruar kontrolle edhe në banesën e tij në Lezhë, por ai nuk është gjetur.

Ndërkohë, vijojnë kërkimet për lokalizimin e tij, pasi pritet të merret në pyetje lidhur me pretendimet e ngritura nga familjarët e të ndjerës.

Xhuana Nikollaj jetonte në Shëngjin dhe kishte përfunduar studimet për drejtësi. Po ashtu, nuk kanë munguar reagimet në rrjetet sociale për vdekjen e parakohshme të 25-vjeçares, ku miq të saj kanë shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për ndarjen e saj nga jeta.top channel

Related Posts

“Kanë qarë të dy…”/ Ish-banori zbulon të vërtetën e ndarjes Miri-Selin: Zgjuar gjithë natën.

Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Angelo Haruni, ka qenë ditën e sotme i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka komentuar ngjarjet më të forta brenda…

Mateo shokon me deklaratën ndaj Tanit: “Gruan tënde përjashta ishalla ta p…”

Shtëpia e “Big Brother VIP Albania” është tronditur nga një tjetër situatë tepër e rëndë, e cila ka kaluar çdo limit të lojës duke përfshirë familjarët jashtë….

Rogerti provokon Brikenën dhe Mateon, ja debati i ashpër që nisi mëngjesin

Debatet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, nuk kanë fund dhe duket sikur po ashpërsohen dita-ditës. E kështu ka nisur edhe kjo…

Egli Tako në lidhje me ish-banorin e Big Brother?

Egli Tako duket se nuk gjen qetësi nga sytë kureshtarë të publikut dhe mediave rozë. Pasi hodhi poshtë disa herë aludimet për romanca të reja pas ndarjes…

Produksionit i del skema zbuluar/ Askush nuk do të eliminohet nga televotimi i fundit? Ja pse

Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP Albania” ishte e mbushur me dinamika të forta, ku vëmendjen kryesore e mori zgjedhja e Mirit si lider i shtëpisë….

Hoqi dorë nga buka për 30 dit, ajo që i ndodhi trupit të saj e la pa fjalë, do befasoheni

Kohët e fundit, shumë njerëz po ndjekin regjime ushqimore që synojnë eliminimin e karbohidrateve për një kohë të caktuar. Me karbohidrate e kemi fjalën me bukën, makaronat,…