5 vjet pa folur me njëra-tjetrën, çfarë ndodhi me motrat e famshme Libohova?

Pas vitesh heshtje, motrat ikonë të muzikës shqiptare Irma dhe Eranda Libohova u rishfaqen krah krah njëra-tjetrës, duke entuziasmuar fansat e tyre.
Dy artistet postuan javën e kaluar një video në rrjetet sociale nën shoqërinë e njëra-tjetrës dhe familjarëve të tjerë.

Dy motra janë shfaqur teksa darkonin së bashku në humor tejet të mirë. “Ngjajmë ë ngjajmë”, shkroi Eranda, ndërsa postimi në InstaStory u shpërnda edhe nga Irma në rrjetin social.

Tani ato kanë gati edhe nje surprize: Rikthimin në skenë krah njëra-tjetrës. Ishte Eranda ajo që postoi sot një video në Instastory ku shfaqet pranë motrës së saj, Irmës në një skenë ku duket se po bëjnë prova e në sfond dëgjohet muzikë popullore.

Zërat për hatërmbetje mes motrave nisën pasi ato nuk ndiqeshin më në rrjetet sociale dhe fotoja e tyre bashkë datonte në vitin 2018.
Kur Eranda u dekorua me çmimin “Mjeshtër i Madh” në vitin 2021 dhe vendosi ta festojë me miqtë e saj në një festë të organizuar u vu re mungesa e Irmës. E njëjta gjë ndodhi edhe kur festoi ditëlindjen e 53-të dhe Irma nuk u duk gjëkundi.

Tani sidoqofte duket se kane hapur nje faqe te re ne raportin e tyre, por vazhdon te mbetet ende mister arsyeja e krisjes aq te forte te kesaj marredhenieje, sa i la per 5 vjet pa folur me njera-tjetren.