VIDEO/“Vdisja pas saj, doja të martohesha me të”, Albi Nako tregon femrën që ‘e çmend’

Ai është balerini i famshëm që shpesh është vënë në qendër të vëmendjes për lidhjen dhe ndarjen nga balerina Klaudia Pepa. Albi Nako ishte i ftuar sonte në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, ku u pyet nga vogëlushët dhe ka zbuluar se kur ishte i vogël, kishte idhull këngëtaren Liljana Kondakçi.

Ke pasur ndonjë shok tjetër që e ardhuroje ose ndonjë shoqe, ndonjë idhull fëmijërie, ndonjë artiste që të ka frymëzuar?

Albi Nako: Idhulli im i fëmijërisë ka qenë Liljana Kondakçi, doja të martohesha me atë. Vdisja për atë. Rrija pa gjumë. Ka qenë shumë e bukur. Kam kaluar shumë Liljana në këtë jetë në sensin e adhurimeve dhe unë i kam harruar këngët e asaj, por unë vdisja pas asaj deri sa arriti një ditë më prezantoi babai. Kam qenë fëmijë. Më përqafoi, më puthi. I tha ky është djali im, do të martohet me ty.

Nako ka treguar gjithashtu edhe dëshirën e tij për të pasur fëmijë.

Albi Nako: Unë do e bëj një fëmijë, dhe fëmijën e parë do ta bëj vajzë. E dua shumë vajzë sepse si është ajo shprehja, kush ka vajzën botën ka. Nuk ka si vajza. Nuk mund të them për emër në këto momente, por e sigurt është që do t’i vendos emër shqiptar.

3 thoughts on “VIDEO/“Vdisja pas saj, doja të martohesha me të”, Albi Nako tregon femrën që ‘e çmend’

  1. Great article! The clarity and depth of your explanation are commendable. For additional insights, visit: LEARN MORE. Looking forward to the community’s thoughts!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *