Të gjithë shqiptarët donin ta shikonin! Ja gjërat që s’dimë për Aida Shtinon

Aida Shtino mbetet prej vitesh një nga moderatoret më të dashura për publikun.
Dikur të gjithë e ndiqnin me kuriozitet të madh emisionin e saj “Njerëz të humbur”, ndërsa sot Aida i mungon ekranit.

Moderatorja ka treguar si ia shkatërruan emisionin, çështjet e pazgjidhura që i kanë mbetur p.eng nga “Njerëz të humbur”, e deri tek jeta e saj personale.

Për emisionin ajo tregon për GSH: “Fatkeqësisht ma mbyllën. Dhe ajo ka qenë dita ime më e mërzitur gjatë gjithë kohës të punës sime. Jam përpjekur shumë ta mbaja me mish e me shpirt, madje disa muaj e kam paguar vetë nga financat e mia personale stafin tim, sepse doja që ajo punë të vazhdonte dhe për këtë nuk jam penduar. Atë ditë kur kam parë të më prishin studion dhe kur erdhi urdhri se duhej të lija zyrat, kam marrë makinën dhe kam shkuar diku vetëm dhe ka qenë një nga ato momente, ku jam lig.ështuar dhe mendoja se ku ga.bova? Pse?

Si mundet të mbyllet gjithë ajo punë? Gjithë ato struktura të ngritura në të gjithë botën në kërkim të atyre që mungonin, në kërkim të fëmijëve të zhd.ukur. Të gjitha i shk.atërr.uan. Në fakt janë shumë “pse” që unë edhe sot nuk u jap dot përgjigje. Për mua, ai nuk ishte vetëm një emision televiziv, por ishte një mision ku ne, një grup gazetaresh po bënim diçka që nuk po e bënte as policia. Ju jeni dës.hmitarë vetë të rasteve që ne kemi gjetur”.

E pyetur se cila histori i ka mbetur në mendje, Aida shprehet: “Ka shumë histori. Por sigurisht do të veçoja historitë e fëmijëve të zhdu.kur. Sa shumë kemi kërkuar dhe atë periudhë pak nga pak po zbulonim atë pazëll që shoqëronte hu.mbjet e tyre. Kur dëgjoj të flitet për historinë e Bleonës apo fëmijëve të tjerë, më vjen keq që nuk bëhen kërkime në thellësi, por thjesht publikohen sa për të bërë lajm. Historia e Bleonës ka dëshmitarë dhe ata dinë gjithë të vërtetën se çfarë ndodhi me vajzën. Këtu nuk e kuptoj pse nuk vepron policia e prokuroria”.

“Ishte një moment kur unë mendova e nisur nga emisioni, se me gjithë ato raste të humburish, do të duhej një impenjim më i madh në rang shtetëror. Kjo qe arsyeja pse u futa në politikë. Për të qenë një zë i atyre njerëzve që vinin tek unë dhe kërkonin ndihmë e që për vite të tëra nuk ishte bërë asgjë. Politikës i dhashë shumë kohë, impenjim, përkushtim. Nga politika mora një shije të hidhur. Kuptova sesi funksionojnë gjërat në këtë vend”, tregon Aida për “Gazeta shqiptare”.

Moderatorja gjate kesaj kohe pand.emie ka shkruar një libër dhe pret ta publikojë së shpejti.
“Po këtë kohë pand.emie unë e kam kaluar me lexime dhe kam shkruar. Kam bërë një analizë me veten dhe jam munduar të kuptoj shumë gjëra, që më parë as nuk i kisha vënë re për shk.ak të ritmit të shpejtë të jetës. Përfundova një libër që do ta botoj së shpejti dhe besoj do të jetë me interes edhe për publikun”.

E pyetur për di.vo.rcin, Aida u shpreh: “Fillimi mbas di.vor.cit ishte shumë i vë.shtirë dhe sidomos kur je person publik e ke akoma më të vështirë, sepse nuk ke jetë personale, ti i takon publikut. Sot çdo gjë i ka kaluar normalitetit. Çdo njeri ka gjetur rrugën e tij.

Për mua si nënë beqare ka qenë e vështirë, por jam tip lu.ftëta.re dhe në çdo moment luf.toj pa e humbur kurrë besimin në Zot dhe në familjen time, që me ka qëndruar gjithmonë pranë në kohët e mia të vësh.tira. Unë jam optimiste nga natyra dhe mendoj gjithmonë pozitivisht se e ardhmja do të jetë më e mirë. Dhe këtë do t’u sugjeroja të gjithëve, mblidhini fu.qitë edhe në ditët tuaja më të vështira, mendoni pozitivisht dhe largojeni err.ësirën nga mendja dhe zemra juaj, duke mbajtur vështrimin drejt dritës. Ky është sekreti i kësaj jete”.

Ndërsa për marr.ëdhën.ien me djalin, moderatorja tregon: “Jam një nënë si të gjitha, e përkushtuar. Tani ai është këshilltari im më i mirë. Ai është arkitekt dhe megjithëse jemi larg, ne jemi të lidhur shumë. Diskutojmë me orë e flasim për shumë gjëra”.


Comments

3 responses to “Të gjithë shqiptarët donin ta shikonin! Ja gjërat që s’dimë për Aida Shtinon”

  1. Wow, superb blog structure! How long have you ever been blogging for?
    you made blogging glance easy. The full look of your site is great, as neatly as the content
    material! You can see similar here najlepszy sklep

  2. It’s remarkable to visit this web site and reading the
    views of all mates about this post, while I am
    also keen of getting experience. I saw similar here: Sklep online

  3. Hi there! Do you know if they make any plugins to assist with
    SEO? I’m trying to get my website to rank for some targeted keywords
    but I’m not seeing very good success. If you know of any please
    share. Kudos! I saw similar text here: Hitman.agency

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *