Filmi “Taulanti kërkon një motër”, ka mbetur në kujtesën e gjithë shqiptarëve. Taulanti katërvjeçar, fëmija i vetëm i një familje intelektuale, nuk mund ta durojë më vetminë, ai kërkon një motër dhe bën shumë batuta.
Por sa më shumë ngulmon Taulanti, aq më shumë e neglizhojnë prindërit këtë kërkesë. Dalëngadalë, dëshira e Taulantit u pëlqen prindërve, të cilët e kuptojnë se duhet ta shohin dëshirën e tij më me seriozitet dhe vëmendje të madhe.
Por ku është sot Taulanti? Donald Kokona është një arkitekt mjaft i zoti në Tiranë. Emri i tij mund të mos jetë i dëgjuar për të gjithë, por nëse kujton rolin e Taulantit në film menjëherë të vjen në mendje fëmija më i famshëm i kohës.
I ftuar ara pak vitesh në emisionin “Pasdite në Top Channel”, ai ka rrëfyer se si ka qenë jeta e tij herë si Taulant e herë si Donald. “Sa herë shikoj një objektiv i shmangem. Nuk duroj dot. Në ato vite jam bezdisur nga situatat e atëhershme. Unë nuk e shikoj filmin kur e jep në televizor”, tha ai
Ndërsa motra e vërtetë e Donaldit thotë ai se ka qenë shumë krenare sepse vëllai është aktor filmash. Ishte Xhanfize Keko ajo që e zgjodhi për të luajtur rolin e Taulantit.“Audicionet ishin njëlloj siç bëhen sot. Na çuan ne Pallatin e Pionierëve, sot Pallati Mbretëror. Unë se mbaj mend si audicion sepse ishte një situatë shumë e thjeshtë, nuk perceptohej si audicion. Në familjen time nuk dinin që më kishin përzgjedhur”, tha Donaldi.
Në jetën reale, Donaldi e kishte një motër dhe një ndër kriteret që mendon se e kanë favorizuar ishte se dinte të llastohej dhe nuk ishte një fëmijë i urtë.
Very engaging and funny! For more on this topic, visit: LEARN MORE. Let’s chat!
I think the admin of this website is genuinely working hard in favor of his
site, for the reason that here every material is quality based stuff.
Feel free to visit my blog: fitspresso
If some oone desires to bbe updated wifh latedt tehnologies theefore he mustt be payy
a quick visit thjis web site and bbe uup to dqte every day.