Plagosi tre të rinj grekë, lëshohet urdhër-arrest europian për shqiptarin me dy emra, dyshohet se do të arratiset drejt…

Prokuroria greke ka lëshuar një urdhër arresti europian për 37-vjeçarin shqiptar Nardi Idrizi alias Fatbardh Idrizi, i dyshuar si autor i plagosjes me armë të tre të rinjve grekë nga Kreta.

Në policinë greke kanë mbërritur informacione se Idrizi, lindur në Durrës e banues në Vlorë, ka kërkuar ndihmën e grupeve të natës në Greqi për t’u strehuar e po mendon arratisjen drejt Turqisë ose Maltës.

Ky ka qenë shkaku që policia greke ka intensifikuar kërkimet, por edhe ka nxjerrë urdhër arrestin europian me qëllim kapjen e shqiptarit në çdo vend të Bashkimit Europian. Për policinë greke, siç citojnë mediat, Idrizi konsiderohet me rrezikshmëri të lartë, jo vetëm për shkak të plagosjes së trefishtë por edhe për shkak të historikut të tij kriminal në Vlorë, ku është përfshirë në disa grabitje dhe në sulm me armë ndaj policisë.
(BalkanWeb)

USA Italian Dental Clinic