TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Emmanuel Macron i tha atij se nuk do të hapë rrugë nëse ata në Prishtinë nuk do t’i hapin rrugë dakordësisë së planit franko-gjerman. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Rama këshilloi politikën në Kosovë që ta lexojnë mirë atë që tha Macron pasi sipas tij, ai foli për disa javë në vijim që janë javë oportuniteti.
“Ai e preku çështjen e situatës në procesin e dialogut, si të gjithë të tjerët, por edhe ndoshta pak më shumë se të tjerët ai është vetvetiu i lënduar me faktin që edhe pse është angazhuar personalisht bashkë me kancelarin Scholz për të vënë në tavolinë një plan që quhet plani franko-gjerman dhe që është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë Kosovës në këtë fazë të historisë së saj dhe duke diskutuar më tha që unë nuk jam i gatshëm që të hap rrugë nëse ata në Prishtinë nuk do t’i hapin rrugë dakordësisë mbi planin franko-gjerman.
Ajo ishte shumë e qartë. Ajo që është shqetësuese është që edhe figura publike, edhe profile false me nxitje nga figura publike u hodhën në një sulm ndaj tij dhe ndaj madje u hodhën edhe në sulm ndaj meje, a thua se e bëra unë atë. A thua se e kam unë gjithë fuqinë t’i them Presidentit francez, do bësh, këtë, do bësh atë. Përkundrazi, por kjo është një tjetër, nuk ka rëndësi se unë jam mësuar me këtë.
I këshilloj ta lexojnë mirë atë që tha sepse foli për disa javë në vijim që janë javë oportuniteti. Pra duhet të ketë lëvizje në drejtimin e duhur se nuk mund të merret peng gjithë bashkësia e aleatëve dhe e miqve të Kosovës, nuk mund të merret peng i gjithë komuniteti euroatlantik për ti bërë karshillëk një përpjekje të tyre, shumë, shumë të vendosur dhe po kaq të sinqertë për të zgjidhur çështjen e vetë Kosovës,” tha Rama.
Wow, superb weblog format! How lengthy have you been running a blog for?
you make blogging look easy. The overall look of your website is great, as well
as the content material! You can see similar here najlepszy sklep
I appreciate the humor in your analysis! For additional info, visit: FIND OUT MORE. What do you think?