“Kur flas unë ti pusho, se jam e rritur”, Ina Kollçaku kapet keq me Valbona Selimllarin: S’jemi në komunizëm

Pas tangos sensuale në “Dancing with the stars”, ish konkurrentja e Përputhen Ina Kollçaku ka debatuar me balerinin Ilir Shaqiri. Vëmendjen ja tërhoqi edhe Valbona Selimnllari por Kollçaku nuk u tërhoq nga qëndrimi i saj, duke iu kërkuar të gjykojnë atë se ajo është konkurentja dhe jo Eltioni me të cilin Iliri ka inate të vjetra.

Pjesë nga debati:
Iliri: Me këtë kompleksim që ti ke, komplekson edhe damën tënde.
Ina: Kjo nuk është normale. Mos fol për balerinin, por për mua

Iliri: Disiplina e parë e balerinit është që të mos flasësh kur flet koreografi
Ina: Nuk është Big Brother, është Dancing With The Stars

Valbona i drejtohet Inës: Nuk mund t’i flasësh kështu kryetarit të jurisë, nuk të takon ty të flasësh
Ina: Unë jam e rritur dhe e di shumë mirë çfarë më takon, këtu është një media e lirë dhe një zë i lirë. Ai të mos flasë për Eltionin
Valbona: Bëhu e edukuar. Kur flas unë, ti duhet të pushosh, të mbaroj unë mendimin se jam më e rritur dhe pastaj fol ti.

Ina: Komunizmi ka mbaruar
Valbona: Jo, nuk është komunizëm, respekti nuk është komunizëm

Ina: Nuk është mungesë respekti nëse ti thua një të vërtetë në televizion
Valbona: Eltioni merr drejtimin e komunikimit se kjo gjë nuk vazhdon kështu. Ti bukuroshe nga pjesa e lartme je komplet e ngurtë.

4 thoughts on ““Kur flas unë ti pusho, se jam e rritur”, Ina Kollçaku kapet keq me Valbona Selimllarin: S’jemi në komunizëm

  1. Howdy! Do you know if they make any plugins to help with Search Engine Optimization? I’m trying to get my website to rank for some targeted
    keywords but I’m not seeing very good gains. If you know of any please
    share. Many thanks! I saw similar blog here: Backlink Building

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *