Ish-missi shqiptar arrestohet për shantazh ndaj të dashurit biznesmen, i mori 200 mijë euro duke e kërcënuar me video e foto intime

Ish-missi shqiptar arrestohet për shantazh ndaj të dashurit biznesmen. Ish-missi i Kosovës, Zana Berisha, para disa ditësh është paraqitur në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Themelore në Prizren.

Ajo u arrestua nën dyshimet për shantazh ndaj ish të dashurit të saj, një biznesmeni të njohur nga rajoni i Prizrenit, me të cilin është ndarë në mënyrë jopaqësore, rast ky që e futi në sherr edhe me ligjin, raporton gazeta Sinjali.

Gazeta ka mësuar detaje ekskluzive nga ky rast në të cilën është përfshirë vajza që përfaqësoi Kosovën në Miss Universe 2018 dhe historinë e saj me biznesmenin që ra pre e saj dhe pagoi shuma të majme parash.

Berisha dyshohet se e detyroi biznesmenin të paguajë rreth 200 mijë euro dhe ti japë një makinë luksoze Audi Q8.

Dyshohet se ajo e shantazhonte biznesmenin, se do i dërgonte familjarëve të tij, video dhe foto intime.
Kjo me sa duket, ka bërë që biznesmeni në fund ta denonconte atë.

Gjykata për momentin, ka caktuar ndaj saj masën e sigurisë “arrest shtëpie”


Comments

One response to “Ish-missi shqiptar arrestohet për shantazh ndaj të dashurit biznesmen, i mori 200 mijë euro duke e kërcënuar me video e foto intime”

  1. Wow, awesome blog structure! How lengthy have you ever been running a blog for?
    you make running a blog look easy. The full look
    of your web site is excellent, as smartly as the content material!
    You can see similar here najlepszy sklep

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *