HuMbi Burrin Ditën Që Lindi Djalin, Shoqja I Bën Atë Që Bëri Të Qa Jë I Madh Dhe I Vogël Tek Arditi (Video)

Emocionuese!!! Suela kishte ftuar sot në “Ka një mesazh për ty”, miken e saj të ngushtë Milenën. Milena, është një nënë e vetme, e cila ka humbur bashkëshortin në moshë fare të re, duke ndërprerë në mes ëndrrën e tyre për një familje të madhe. Suela e ka ftuar miken e saj për t’i

thënë që ajo nuk është e vetme përballë jetesës si një grua e ve dhe se do të ketë gjithmonë mbështetjen e saj si edhe i kërkon të qëndrojë e fortë. Suela është modeli i një mikeje të vërtetë dhe të përkushtuar. Milena, nga ana tjetër është mishërimi i gruas dhe nënës luftarake, që
pavarësisht sfidave të shumta ajo përballon çdo betejë me dinjitet.

Suela: Unë jam Suela, me Milenën njihemi që prej viteve të universitetit. Historia e Milenës është një histori pak e dhimbshme. Milena bashkë me Gentin lindin fëmijën e tyre të parë, ishin shumë të lumtur. Ata kishin ëndërruar gjithmonë të kishin shumë fëmijë. Ata donin të paktën gjashtë fëmijë. Takohemi me një grup nënash me fëmijë të vegjël dhe Milena vjen me ëmbëlsira në duar. Ne menduam se ajo po na gostiste me ëmbëlsira me rastin e ardhjes në jetë të vajzës së tyre, Dea, por ajo në fakt na tha se ishte sërish shtatzënë.

Edhe ne ishim shumë të lumtura për të. Kalojnë ditët, muajt dhe unë takohem me Milenën në ditët e fundit të shtatzënisë së saj. Ajo më tha se duhej të kishte lindur por nuk dinte arsyen pse shtatzënia e saj ishte shtyrë. Bashkëshorti i saj Genti e dërgon atë në maternitet dhe mjekët i thonë që ajo duhej të lindte me operacion të nesërmen. Milena i kërkon Gentit që t’i premtojë se në rast se gjërat nuk shkojnë siç duhet dhe Gentit do t’i duhej të vendoste mes jetës së Milenës dhe bebes së tyre, ai të zgjidhte djalin.

Suela tregon momentin tragjik që ndryshoi jetën e mikes së saj:
Genti i kërkon mamasë së tij që të qëndrojë në shtëpi me vajzën e vogël 10-muajshe Dean, pasi ai do të ishte të nesërmen në maternitet me Milenën. E ëma vjen në shtëpi, hap derën me çelësin e saj duke menduar se vajza do të ishte në gjumë por gjen Gentin të shtrirë pa jetë.

Ata morën vendimin që varrimi të bëhej të nesërmen, pa ia thënë Milenës.
Suela tregon me emocionesh se ky ka qenë një peng që e ka shoqëruar Milenën përgjatë gjithë jetës, fakti që ajo nuk i dha dot lamtumirën të shoqit.

Ata duheshin me një dashuri të veçantë, Genti i mbante sytë gjithmonë nga e shoqja. Ishte tepër i dashuruar dhe i pasionuar pas saj.
Me gjithë dhimbjen e madhe që ajo ndjente, mikja e Milenës tregon se ajo mblodhi forca për të vënë situatën nën kontroll. Ajo u shndërrua në nënë dhe baba për fëmijët e saj, duke i bërë çastet e tyre të gëzueshme dhe duke ngulur në mendjet e tyre kujtimin e bukur për të atin.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë unë di që ajo ka një zemër të madhe? Dhe me gjithë vështirësitë për të rritur fëmijët e saj ajo ka menduar edhe për fëmijë të tjerë?
Suela: Përpara gati dy vjetësh Milena përfshihet në skemën e kujdestarisë së fëmijëve. Ajo përveç fëmijëve të saj merr në kujdestari edhe një fëmijë tjetër.

Unë sot e kam thirrur Milenën sepse dua t’i jap kurajo për të vazhduar, ashtu siç ka qenë deri tani, e qeshur, e fortë, punëtore…e dashur me fëmijët dhe të vazhdojë jetën.
Stafi i “Ka një mesazh për ty”, fton Milenën në studio. Ajo e pranon ftesën me kënaqësi dhe njëkohësisht me shumë kërshëri për të zbuluar kush është personi që i ka bërë asaj një surprizë.

4 thoughts on “HuMbi Burrin Ditën Që Lindi Djalin, Shoqja I Bën Atë Që Bëri Të Qa Jë I Madh Dhe I Vogël Tek Arditi (Video)

  1. Insightful read! I found your perspective very engaging. For more detailed information, visit: READ MORE. Eager to see what others have to say!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *