Familja Xhemalaj, e cila gjeti në koshin e mbe turinave Isaleon, vetëm pak ditë që kishte lindur, djalin i cili tashmë është 14 vjeç, më në fund ka shtëpi të re.Boksieri Ismail Keta iu përgjigj thirrjes së familjes së Isaleos, dhe së bashku me fondacionin e tij (por dhe donator gjerman) i ka dorëzuar çelësat e shtëpisë së re.
12 vite më parë transmetuam historinë e Isaleos që u rrit nga familja rome si të ishte fëmija e tyre.Euro ra sot për herë të parë poshtë kufirit të 120 Lekëve, duke shënuar nivelin më të ulët historik në kursin e këmbimit.Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të premten me 119.96 lekë, duke prekur një rekord të ri në një cikël nënçmimi që, me thyerje të vogla, kishte nisur që vitin e kaluar.
Agjentët e tregut valutor shprehen se kërkesa për Euro ngelet e pakët, ndërsa në këtë periudhë flukset hyrëse janë përmirësuar ndjeshëm falë rritjes së eksporteve dhe të turizmit hyrës.Një faktor tjetër që ndoshta ka filluar ta ndikojë kursin e këmbimi mes Euros dhe Lekut është finalja e Ligës së Konferencës, që do të zhvillohet në Tiranë javën e ardhshme. Për këtë ngjarje priten të hyjnë në vend të paktën 20 mijë tifozë të huaj, të cilët do të sjellin shuma të mëdha valute me vete.
Agjentët e tregut mendojnë se ndeshja do të ketë një efekt të pashmangshëm në tregun valutor. Tregu valutor shqiptar është relativisht i vogël dhe prurje në rendin e disa miliona Eurove të përqendruara në pak ditë, do të rrisin ofertën e Euros dhe do ta zhvlerësojnë më tej monedhën europiane kundrejt lekut.Është shumë e mundshme që javën e ardhshme Euro të prekë rekorde të reja në rënie në kursin e këmbimit me Lekun.
Edhe në vazhdim, fakti që ndodhemi para sezonit veror bën që pritshmëritë të jenë kryesisht në favor të një mbiçmimi të mëtejshëm të Lekut në kursin e këmbimit ndaj Euros.Ky mbiçmim i Lekut për shumicën e ekspertëve ka qenë i papritur, duke pasur parasysh rritjen e çmimeve dhe zgjerimin e deficitit tregtar, sidomos duke filluar nga tremujori i fundit i vitit të kaluar. Por, as shtrenjtimi i importeve nuk e ka zhvlerësuar dot Lekun.
Ekspertët mendojnë se vala e panikut që përfshiu ekonominë pas shëprthimit të luftës në Ukrainë bëri që shumë njerëz të krijonin rezerva të produkteve ushqimore të konsumit. Kjo mund ta ketë ulur disi fluksin e importeve në javët e fundit.Gjithashtu, edhe importet e energjisë elektrike në muajt e fundit besohet se kanë qenë në sasi më të ulëta, tjetër faktor që e ka zbutur edhe më shumë kërkesën për Euro në tregun valutor.
Excellent content! The way you explained the topic is impressive. For further details, I recommend this link: EXPLORE FURTHER. What do you all think?
Very interesting topic, thanks for putting up.Blog money