E humbur prej vitesh! Cfare po ndodh me Parashqevi Simakun, sem undja qe po e mundon

Parashqevi Simaku një nga ikonat e mëdha të muzikës shqiptare të gjithë e donin shumë dhe ishte këngëtarja e preferuar për të gjithë. U pëlqye dhe u duartrokit shumë.
Por pas largimit në SHBA, flitet se jeta e saj është vështirësuar vitet e fundit. Dhe shteti shqiptar nuk është interesuar kurrë për shendetin e një prej simboleve të artit, në një kohë kur kultura dhe muzika po rrënohet gjithnjë e më shumë nga pseudoartistë.

Është raportuar pak vite më parë se ajo vụan nga para liza faciale, që i ka prekur gojën. Ndaj ajo nuk performon më në skena me këngët e saj. Mbase nuk dëshiron për këtë arsye, që publiku ta shohë në një gjendje ku ajo nuk mund të këndojë më. Një këngëtare e përmasave si Parashqevi Simaku, megjithatë, i mungon skenës shqiptare, transmeton ‘elbasaniplus’.

Pas largimit në SHBA, në fillim të viteve ’90, ajo u rikthye shumë rrallë. Për herë të fundit më shumë se dy dekada më parë. Nuk dihet prej vitesh më asgjë për një nga këngëtaret ikonë të Shqipërisë.
Edhe këtij muaji, që numëron ditët e fundit, ajo i këndoi një nga këngët simbol të rinisë së atëhershme, këngë që këndohet me nostalgji edhe sot. Sepse e tillë ishte Parashqevia, për të mbetur në zemrat dhe memorien e popullit dhe publikut… ndoshta në përjetësi.

Parashqevi Simaku, këngëtarja e dashur e shqiptarëve iku nga Shqipëria në vitin 1992. Asnjë lajm prej saj, derisa u rikthye. Për të marrë pjesë në Festivalin e Këngës dhe dhënë një koncert në Shqipëri. Ishte viti 1997.
Koha e gabuar për ta bërë këtë. Në Shqipëri luftohej. Parashqevia dha këtë intervistë, në Hotel Rogner, për gazetaren Rudina Xhunga. Ishte 14 shkurt 1997. Ndaj edhe pse në Shqipëri kishte luftë, të gjitha pyetjet janë për dashurinë. Intervista nuk u botua për shkak se gazeta “Koha Jonë” u dogj më 2 mars 1997.

Ajo u botua e plotë, vetëm pas rihapjes, më 4 maj 1997. Prej asaj kohe Parashqevi Simaku nuk ka folur më kurrë, askush nuk di çfarë ndodhi me të. Përveçse dimë me siguri që e duan akoma. Në Shqipëri, këtë divë të këngës, e duan të gjithë


Comments

2 responses to “E humbur prej vitesh! Cfare po ndodh me Parashqevi Simakun, sem undja qe po e mundon”

  1. Wow, superb weblog layout! How lengthy have you ever been running a
    blog for? you make running a blog look easy. The whole look of your
    site is wonderful, as neatly as the content material!

    You can see similar here sklep online

  2. Howdy! Do you know if they make any plugins to assist
    with SEO? I’m trying to get my site to rank for some targeted keywords but I’m not seeing very good gains.
    If you know of any please share. Many thanks! I saw similar blog here: Scrapebox AA List

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *