Dhimitra Plasari, Aktorja Korçare Që Luajti Krah Emrave Të Mëdhenj Të Teatrit

Dhimitra Plasari lindi me 20 Gusht 1952 ne Bulgarec te Korçes. Ka kryer studimet ne Insitutin e larte te Arteve (ILA) per aktore ne Tirane. Nje nder aktoret me te shquara te Teatrit “A. Z. Cajupi te ketij qyteti.

Jane te shumta rolet ne shfaqet teatrale me kete trupe perkrah emrave te medhenj qe kane bere historine e ketij teatri: Pandi Raidhi, Dhorkë e Dhimiter Orgocka, Vani Trako, Vangjel Grabocka, Jani e Petrika Riza, Stavri Shkurti, Thimi Filipi, Sotiraq Bratko etj.

Dhimitra Plasari mbahet mend nga te gjithe spektatoret e gjere te artit skenik shqiptar, si nje intelektuale e formuar denjesisht dhe nje prej aktoreve te shquara me aftesi profesionale ne skena-shfaqjesh dhe sheshe xhirimesh te filmave artistike Shqiptare.
Ajo u be e njohur edhe ne filmin artistik, duke deputuar ne vitin 1976 tek “Dimri i fundit” dhe po ate vit ne “Perballimi dhe “Pylli i lirisë”.

Me pas do te vazhdoje ne filmat e Kinostudios, tek “Korrieret” (1976); “Streha e re” (1977), “Vajzat me kordele te kuqe” (1978), “Nje ngjarje ne liqen (1982); Aktorja korcare, Dhimitra Plasari edhe ne ekran interpreton rolet e saja përkrah emrave të njohur të kinematografise shqiptare si : Sander Prosi, Kadri Roshi, Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Reshat Arbana, Lazer Filipi etj.

Batuta e saj ne filmin “Perballimi” ka mbetur e fiksuar ne historine e kinemase: “Për të ftuar nuk na ftuan dhe bene gabim keta shoket, po ne erdhem vete, jemi gjysma e fshatit ne Tare… Fati nuk e la qe te shpaloste talentin e saj. Ndahet nga jeta me 20 prill 2016 ne moshen 64 vjecare. Dhimitra Plasari do te mbetet e gjalle me rolet e saj interesante ne kinematografi.

3 thoughts on “Dhimitra Plasari, Aktorja Korçare Që Luajti Krah Emrave Të Mëdhenj Të Teatrit

  1. Excellent insights! Your breakdown of the topic is clear and concise. For further reading, check out this link: READ MORE. Let’s discuss!

  2. hello there and thank you for your information – I’ve definitely picked up something new from
    right here. I did however expertise some technical points using this site, as I experienced
    to reload the site many times previous to I could get it to load correctly.
    I had been wondering if your web host is OK? Not that I am complaining,
    but slow loading instances times will sometimes affect your placement in google and could damage your quality score if advertising and marketing with Adwords.
    Anyway I’m adding this RSS to my email and can look out for a lot more of your respective fascinating content.
    Make sure you update this again soon.. Lista escape room

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *