Aktorja që la nam në Greqi thotë se: Nuk mund të iki nga kjo botë pa treguar se jam shqiptare!

E kush nuk është dashuruar me Penelopën e bukur greke. Me atë fytyrë të gdhendur mesdhetare që për besnikërinë ndaj dashurisë së saj thurte e çthurte pëlhura për 20 vjet me rradhë. Sepse e tillë është dashuria. Ajo i mbijetoi viteve me forcën e saj.

Dhe nëse letërsia greke na ka sjellë imazhe femrash si Helena që shkaktoi një lu ftë për dashurinë, historia e Penelopës na ka magjepsur me besnikërinë e saj. E interpretuar prej një prej artisteve më të njohura greke, një legjende me emrin Irene Papas ky rol është gdhendur në historinë e botës.

Kjo figurë e bukur femërore, e fortë, me ato sytë e thellë që tregojnë vuajtje dhe bukuri njerëzore është gdhendur thellë në memorien e çdo njeriu që njohu moralin e jetës nëpërmjet kinemasë. Që njohu madhështinë dhe pastërtinë e një dashurie në një film epokal siç është Odiseu.Dhe një rol i interpretuar me madhështi mbetet në jetë të jetëve dhe kthehet në mit. E tillë është dhe Irene Papas.

Deklaratat e saj të fundit, të kësaj diveje të madhe dhe të papërsëritshme të kinemasë që me karrierën e saj u kthye në një legjendë botërore me të vërtet të bëjnë përshtypje. “Nuk mund të largohem nga kjo botë e të mos them të vërtetën se unë jam shqiptare”, ka deklaruar diva e kinemasë.

Emri i saj i vërtetë është Irene Leleku dhe se origjina e babait të saj ishte shqiptare. “Nëna ime ishte nga Epiri dhe babai nga Shqipëria. Ai ishte një mësues letërsie dhe urrente priftërinjtë”, ka deklaruar diva në biografinë e saj në IDM.


Comments

2 responses to “Aktorja që la nam në Greqi thotë se: Nuk mund të iki nga kjo botë pa treguar se jam shqiptare!”

  1. Wow, superb weblog structure! How long have
    you ever been blogging for? you make running a blog glance easy.
    The overall look of your site is wonderful, let alone the content!
    You can see similar here sklep online

  2. Howdy! Do you know if they make any plugins to help with SEO?
    I’m trying to get my site to rank for some targeted keywords but I’m not seeing very good gains.
    If you know of any please share. Thanks! You can read similar art here:
    AA List

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *