Afera e ish-kompleksit ‘Partizani’, arrestohet Jamarbër Malltezi! Masë sigurie dhe për Sali Berishën! I ndalohet dalja jashtë Shqipërisë! Në pranga dhe ortaku …

Afera e privatizimit të ish klubit sportiv “Partizani” çoi sot në pranga Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish kryeministrit. GJKKO ka firmosur dhe 2 masa sigurie për Sali Berishën duke e ndaluar të dalë jashtë Shqipërisë si dhe masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitje’

Arrestimi i Jamarbër Malltezit u bë në Rinas me urdhër arresti të kërkuar nga prokurori i SPAK, Arben Kraja dhe prokurorja Enkeleda Millonai ndërsa është firmosur nga gjyqtarja Irena Gjoka.

Në pranga ka rënë edhe Fatmir Bektashi, ortak me Malltezin dhe ndertues i kullave ne ish-kompleksin Partizani.
Ndaj tyre rëndon akuza për pastrim parash dhe korrupsion.
Gjithashtu GJKKO ka vendosur sekuestro dhe pasurive të Jamarbër Malltezit.

Disa ditë më parë kreu i SPAK, Altin Dumani tha se po hetohet në mënyrë aktive për këtë aferë. Ka qenë kreu i grupit Parlamentar në PS, Taulant Balla i cili ka paditur në vitin 2020, ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po heton çështjen e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’ për pastim parash.

Kush janë personat e implikuar dhe përfituesit e kësaj afere?
Nuk ka dyshime se orkestruesi është Sali Berisha, në cilësinë e kryeministrit, i cili edhe pse nuk ka firmosur më dorën e tij, ka vendosur në rresht ministra dhe drejtorë për të kaluar pronën publike në duart e dhëndrit Jamarbër Malltezi dhe rrjedhimit e të bijës Argita. Përfituesi kryesor është Jamarbër Malltezi, i cili nga trashëgimtar i pretenduar i 140 m2 tokë, arriti të merrte 35 % të sipërfaqes falë një marrëveshje suksesi me trashëgimtarët e tjerë, ku në këmbim të kthimit të pronës falë pushtetit të vjehrrit, do t’u merrte në këmbim sipërfaqen në fjalë. Mbi këtë pronë, Malltezi ngriti 19 kulla, me para që nuk u dihet burimi, në të cilat është pronar me 40 %.

Nga investigimi i Report Tv rezulton se kanë marrë pjesë dhe janë implikuar; te ish ministra të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, Gazmend Oketa dhe Arben Imami, ish ministri i Financave, Ridvan Bode, ish ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, ish presidenti Bamir Topi, ish-sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Gjergji Lezha, ish-drejtori i Anti-korrupsionit në Kryeministri Oerd Bylykbashi, ish-inspektori i Anti-korrupsionit Ilir Kadiu, i cili ishte edhe në konflikt interesi dhe gjenerali i Brigadës Xhemal Gjunkshi.

One thought on “Afera e ish-kompleksit ‘Partizani’, arrestohet Jamarbër Malltezi! Masë sigurie dhe për Sali Berishën! I ndalohet dalja jashtë Shqipërisë! Në pranga dhe ortaku …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *