E FUNDIT/ Ja sa apartamente dhe pasuri ka Belinda Balluku? Do çmendeni totalisht!

Nga Mentor Kikia/
Kësaj pyetjeje mund t’i përgjigjet shumëkush menjëherë, tani: Ka 300! Sepse e ka lexuar e dëgjuar më shumë se 300 herë në media e konferenca shtypi të opozitës.

Sot dëgjova një raportim të gazetares Klodiana Lala mbi fillimin e një hetimi pasuror, apo shtrirjen e hetimeve edhe mbi pasurinë, për ministren e pezulluar Belinda Balluku.

“Burime pranë SPAK bënë me dije se është kërkuar informacion pranë institucioneve të ndryshme, si Kadastër, ILDKPI apo banka të nivelit të dytë…” – tha gazetarja.

Ndërsa lexova këtë fakt të ri nga hetimet, m’u kujtua se ne e dinim me kohë se “Belinda Balluku ka 300 apartamente”.

Askush, nga ata që e publikuan apo bënë analiza duke iu referuar kësaj shifre, nuk referoi ndonjë burim. Opozita citonte median dhe media citonte opozitën.

Pasuritë e patundshme gjenden vetëm në regjistrat e Kadastrës, të cilës prokuroria i qenka drejtuar vetëm tani (duke e marrë të mirëqenë këtë lajm). Dhe pas verifikimit mund të dalë se Balluku nuk ka 300 apartamente, por 1.300.

Por mund të dalë edhe se ajo ka 30, apo 3 apartamente. Nëse del kjo e dyta, pra nuk do të jenë 300, ç’do bëjmë ne? Do akuzojmë Kadastrën se ka fshehur apartamentet e Ballukut, “sepse ne e dinim me kohë që ajo ka 300”?

Mos nxitoni të më akuzoni se po i qaj hallin zonjës Balluku!

Jo, jo. Këtu po i qaj hallin medias dhe gazetarisë, të cilës i kam kushtuar jetën prej vitit 1992. Të shkruash e të flasësh për 300 apartamente sikur të jenë 300 domate e speca si ato të Divjakës, është “kurajoze” nga ana profesionale.

Dhe tani rezulton se për këtë lajm nuk ka pasur as “burime konfidenciale nga prokuroria”, pasi as prokuroria vetë nuk e ditka, derisa tani i ka kërkuar informacion Kadastrës.

Të tilla lajme mund ta dëmtojnë 10 herë Ballukun, por dëmtojnë 100 herë seriozitetin dhe besueshmërinë e medias.

Related Posts

Zaçe Islami trondit vendin, zbulon bisedën sekrete të Ramës me Ballukun! Përmbyset gjithçka

Deklarata që pritet të ndezë fort debatin politik ka ardhur nga Zaçe Islami, i cili pretendon se ka zbuluar një bisedë sekrete mes Ramës dhe Ballukut që…

Mero Baze: Flamur Noka ka lidhje me nje perfaqesuese te PD

Gazetari Mero Baze dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, janë përfshirë sot në replika dhe akuza të ndërjsella. Mero Baze ka publikuar videon ku Flamur…

FANTASTIKE/ Rama që në mëngjes jep lajmin e mirë për pensionistët…

Rreth 167 milionë euro janë depozituar në Llogarinë Speciale të Fondit të Pensioneve. Lajmi i mirë u konfirmua nga kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se qeveria…

Aktorja e njohur vlonjate: Nuk kam spiunuar kurrë gjatë komunizmit, tani jetoj me …

Aktorja e njohur vlonjate Eli Veizi, ka bërë një rrëfim për jetën e saj. Ajo iu është përgjigjur edhe akuzave për spiunllëqe gjatë komunizmit. “Pasqyrë! Jo, nuk…

The Blue Silk Redemption: Why I Took My Mother to My Senior Prom

Prom night is often seen as a rite of passage for teenagers, a final celebration before adulthood. But for one young man, it was an opportunity to…

From 450kg to a New Life: Paul Mason’s Six-Year Transformation Fueled by Love

Six years ago, Paul Mason’s future seemed bleak. Weighing nearly 450 kilograms, he was considered one of the heaviest people in the world. Cut off from the…