counter customizable free hit Më kanë bërë keq, s’dua të më lëndojnë më”-Letra e fundit e Xhuana Nikollajt, autopsia zbuloi shenjat e dhunës - 𝒜𝓁𝒽𝒾𝓀𝓂𝒶𝑜𝒻𝒻𝒾𝒸𝒾𝒶𝓁

Më kanë bërë keq, s’dua të më lëndojnë më”-Letra e fundit e Xhuana Nikollajt, autopsia zbuloi shenjat e dhunës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku një 25-vjeçare i dha fund jetës duke konsumuar fostoksinë, pasi dyshohet se dhunohej nga partneri.

Kanë qenë familjarët e të resë që kanë bërë kallëzim në Komisariatin nr. 2 në Tiranë ndaj bashkëshortit të saj, shtetasit Eraldo Fizi duke pretenduar se ai ushtronte dhunë.

Sipas topchannel, në trupin e 25-vjeçares janë konstatuar edhe shenja dhune, ndërsa kjo është konfirmuar edhe nga autopsia.

Në lidhje me këtë rast, Policia e Tiranës e ka shpallur bashkëshortin në kërkim për veprat penale “dhunë në familje” dhe “shkaktim i vetëvrasjes”. Uniformat blu kanë ushtruar kontrolle edhe në banesën e tij në Lezhë, por ai nuk është gjetur. Ndërkohë, vijojnë kërkimet për lokalizimin e tij, pasi pritet të merret në pyetje lidhur me pretendimet e ngritura nga familjarët e të ndjerës.

25-vjeçarja ka lënë pas edhe një letër ku i kërkonte ndjesë prindërve të saj, dhe shpjegonte se ishte lënduar nga persona që e rrethonin.

“Nuk doja më që ata njerëz që më kanë bërë keq të vazhdonin të më lëndonin”,-ishin fjalët që vajza kishte shkruar në letër.

Xhuana Nikollaj jetonte në Shëngjin dhe kishte përfunduar studimet për drejtësi. Po ashtu, nuk kanë munguar reagimet në rrjetet sociale për vdekjen e parakohshme të 25-vjeçares, ku miq të saj kanë shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për ndarjen e saj nga jeta.

Related Posts

Sherr në BBV, Mali i hedh në fytyrë Rogertit..

Debatet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, kanë arritur kulmin ditën e sotme, duke sjellë tensione dhe përplasje mes banorëve. Një incident…

Kush ishte i dashuri i Brikenës së “BBVA”?

Brikena Selmani, ish-missi dhe modelja kosovare, është aktualizuar shumë falë pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Albania”, ku është një nga banoret më të spikatura të këtij edicioni….

A do ishe ndarë nga gruaja për Selinën?”- Miri i përgjigjet hapur Mateos

Raporti i shumëpërfolur mes Mirit dhe Selinës vazhdon të jetë një “armë” e fortë në duart e banorëve të tjerë për të goditur në debate. Gjatë ditës…

“Jam i çmendur pas teje”- Ç’ndodhi orët e para të mëngjesit mes Mateos dhe Brikenës? (Video)

Orët e vona të natës dhe të parat e mëngjesit kanë sjellë një afrimitet mjaft të madh mes Mateos dhe Brikenës në shtëpinë e “Big Brother VIP…

Kam një muaj s’bëj gjë me gruan. Më thotë do ndjekim shembullin e Mateo-Brikena”/ Mesazhi që habiti banorët

Platforma “Big Love” nuk sjell vetëm mesazhe emocionuese, por shpeshherë kthehet edhe në burim të qeshurash pa fund për banorët e “Big Brother VIP”. Këtë herë, vëmendjen…

Përplasje e fortë mes Brikenës dhe Gretës, kjo e fundit e paralajmëron

Drama e fundit në shtëpinë e Big Brother VIP 5 ka sjellë tensione të reja, duke përplasur dy nga banoret më të komentuar, Greta dhe Brikenën. Pas…