counter customizable free hit Babai yt është në burg”/ Përplasje e fortë mes Rogertit dhe Selin - 𝒜𝓁𝒽𝒾𝓀𝓂𝒶𝑜𝒻𝒻𝒾𝒸𝒾𝒶𝓁

Babai yt është në burg”/ Përplasje e fortë mes Rogertit dhe Selin

Një nga momentet më të tensionuara dhe më delikate të mbrëmjes së djeshme në “Big Brother VIP Albania” ka qenë padyshim përplasja e ashpër mes Rogertit dhe Selinës.

Këtë herë, loja kaloi kufijtë e shtëpisë, pasi në qendër të debatit u përfshi familja e banores.

Gjatë një rrëfimi të transmetuar në Prime, Rogerti bëri një deklaratë të bujshme dhe shumë të rëndë për jetën personale të Selinës.

“Selin vjen nga një eksperiencë e llastuar. Unë e di informacionin për babain e saj që e ka në burg,” – u shpreh ai me bindje nga Dhoma e Rrëfimit.

Pasi dëgjoi klipin live, reagimi i Selinës ishte i menjëhershëm. Ajo e mohoi kategorikisht këtë akuzë, duke e quajtur situatën qesharake dhe duke sqaruar se i ati jeton dhe punon i lirë jashtë shtetit.

“Kjo është ekstrem shumë qesharake. I uroj lirim të shpejtë të gjithë baballarëve që ndodhen pas hekurave. Im atë, për fat të mirë, është jashtë hekurave… gëzon liri të plotë,” – theksoi Selin.

Ajo shtoi me krenari se nuk do ta kishte aspak për turp ta pranonte nëse do të ishte e vërtetë, pasi e konsideron atë një “figurë të mrekullueshme atërore”.

Përplasja agravoi kur Rogerti vazhdoi të insistonte, duke e pyetur se në cilin shtet jeton dhe duke u mbrojtur me faktin se burimi i tij ishte një e afërm e saj.

“Unë di që tezja jote ka thënë që babai yt është në burg,” – i tha Rogerti.

E revoltuar nga kjo ndërhyrje, Selin refuzoi t’i jepte llogari: “Të detyrohem një shpjegim unë se ku jeton im atë? Familjen time e dua shumë… padashje është bërë pjesë e kësaj eksperience.”

Related Posts

Zbulohet arsyeja e arrestimit të Gjestit/ Kërcënoi me armë pronarin e…

Artisti i njohur Gjesti është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Kosovës. Burime për ‘Demantim News’ bëjnë të ditur se ai ka shkuar me armë tek…

Marie Shllaku, shkodrania që u flijua për Kosovën: “Kosovë, gjaku im t’u bëftë dritë!”

Marie Shllaku mori pjesë në Kuvendin e Drenicës, më 20 janar 1945. Aty mbajti një fjalim të zjarrtë, i cili pati ndikim edhe në pajtimin e dy…

“Kanë qarë të dy me njëri-tjetrin”/ Ish-banori flet troç për raportin midis Mirit dhe Selinës

Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Angelo Haruni, ka qenë ditën e sotme i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka komentuar ngjarjet më të forta brenda…

Përfitimet që i sjell gjidhënia te nëna dhe bebi

Çështja se a do ta ushqeni me gji apo jo beben, është vendim personal. Por është gjithashtu çështje që do të tërheq mendime të shumta nga miqtë…

Për kë u mbush oborri i BBV 5 me trëndafila? Surprizë nga ajri për ciftin… (Video)

Surprizat nga ajri nuk kanë fund për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5” Surprizat nga ajri nuk kanë fund për banorët…

E fundit: Arrestohet Gjesti, ja për çfarë akuzohet

Artisti i njohur kosovar Besart Kelmendi, i cili identifikohet nga publiku me emrin e artit Gjesti, ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës pas një aksioni…