Zjarr në Malin e Zi. Raportohet për të paktën 4 të vdekur

Katër persona kanë humbur jetën nga zjarri në Bar të mëngjesit të sotëm, shkruan Podgorica Vijesti.

Zjarri shpërtheu në një vendbanim rom nën kodrën Volujica.

“Në orën 04:35, pjesëtarët e Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit kanë njoftuar punonjësit e shërbimit në Departamentin e Sigurisë së Tivarit se ka rënë zjarr në kazermën e parafabrikuar nën Volujica, ku banon popullata rome.

Zjarri ka përfshirë disa objekte. Në vendngjarje kanë mbërritur disa automjete të zjarrëfiksëve, ndërsa gjatë operacionit të shuarjes së zjarrit janë gjetur katër trupa të paidentifikuar”, ka njoftuar policia malazeze.