Zbulimi i fundit tek hurmat që do ti lumturojë gratë dhe vajzat pa masë : Ja se si mund ti përdorni për të pasur një..

LAJME

Jemi ende në sezonin e hurmave, ose ‘mollëve të Orientit’ sipas përkufizimit letrat për shkak të origjinës së tyre së pari në Kinë dhe më pas në Japoni ku njihet si Lotus (fruti) dhe Pema e Paqes (bima).

Ia vlen ta përmendim se sa i dobishëm mund të jetë ky frut tipik i vjeshtës për shëndetin tonë, n jë frut që ndër të tjera mund ta përdorim shumë edhe me variacione të ndryshme, në kuzhinë.

Përfitimet e këtij fruti të mrekullueshëm
Një hektogram i këtij fruti me lëkurë të verdhë në portokalli, siguron 65 kalori dhe përbëhet nga 80% ujë dhe 18% sheqer me gjurmë të proteinave dhe yndyrnave, ndërsa ka rreth 2,5 fibra.

Hurma përmban gjithashtu një sasi të lartë kripërash minerale, veçanërisht kalium, kalcium, fosfor dhe vitamina A, C dhe B. Duke qenë e pasur me vitamina dhe betakaroten, hurma gjithashtu siguron në organizmin tonë një sasi të mirë të antioksidantëve të cilët kryejnë një veprim parandalues kundër tum. oreve.

Një frut shumë energjik, rekomandohet veçanërisht në rastet e mungesës së oreksit dhe për ata që praktikojnë sport rregullisht. Megjithatë, hurma është një frut që nuk rekomandohet në rast diabeti për shkak të indeksit të lartë glicemik që shkakton një rritje të papritur të sheqerit në gj ak.

Gjithashtu rekomandohet të konsumohet në mënyrë të moderuar edhe në rastin e mbipeshës dhe obe zitetit për shkak të përmbajtes së lartë të kalorive.

Përfitimet shëndetësore të hurmave:
Le të shohim me detaje cilat janë vetitë terapeutike të hurmave

Forcojnë sistemin imunitar. Siç është përmendur tashmë, hurmat përmbajn vitaminë C e cila forcon sistemin tonë imunitar, prandaj ky frut është mirë të serviret në tryezë në periudhën e ndryshimit të stinëve për të na mbrojtur nga vi rozat tipike të vjeshtës.

Parandalojnë sëmundjet kardiov askulare. Dhe jo vetëm. Hurmat favorizojnë edhe absorbimin e hekurit.

Një laksativ i shkëlqyer. Duke vepruar drejtpërdrejt në mëlçi dhe në zorrë, hurmat janë një lakstiv natyral falë taninave dhe fibrave të pranishme në tulin e tyre. Që të përfitoni maksimumin e këtyre benefiteve ato duhet të jenë të pjekura mirë.

Diuretike. Për këtë funksion, këto fruta duhet të hahen në mëngjes dhe të papjekura mirë. Në këto kushte, bëhen një diuretik i shkëlqyer falë përmbajtjes së kaliumit.

Për energji. Hurma konsiderohet si një frut ideal për fëmijët, ata që merren me sport dhe personat astenike pasi kanë veti të shkëlqyera energjike, falë sheqernave që përmbajnë.

Maskë fytyre me hurma
Falë përmbajtjes së lartë të vitaminave dhe kripërave minerale, hurmat janë një il’aç i vërtetë jo vetëm për shëndetin, por edhe për bukurinë tonë. Ato kanë efekte të shumta të dobishme për lëkurën dhe flokët.

Për shembull, tuli i hurmës mund të përdoret si një maskë bukurie për rigjenerimin e lëkurës së fytyrës: mjafton ta lini të veprojë për 5-10 minuta për ta lejuar lëkurën të thithë të gjitha benefitet e saj. Për një efekt kundër rrudhave, shtoni gjithashtu disa pika vaj ulliri.