Zbardhet Testamenti I Nexhmije Hoxhës, I Bën Të Papriturën Të Birit Dhe Nuses

LAJME

Zbardhet testamenti i Nexhmije Hoxhës, i bën të papriturën të birit dhe nuses

Zbardhet testamenti i Nexhmije Hoxhës, i bën të papriturën të birit dhe nuses

Në letrën e testamentit të Nexhmije Hoxhës që publikoi gazetari Xhevdet Shehu i gazetës DITA, vihet re fakti që në asnjë moment, Nexhmija nuk përmend djalin e saj Sokolin dhe nusen e tij Liljanën.

Nexhmija quan si të vetët vetëm Ilirin e Pranverën pra djalin dhe vajzën, bashkë me pasardhësit e tyre duke mohuar kështu djalin Sokolin bashkë me fëmijët e tij.
Teksa nusen e Ilirit, Teutën e ngre në qiell, Liljanën, nusen e Sokolit, Nexhmija nuk e përmend fare.

“Ishit veçanërisht ju, ti Ilir me Teutën e fëmijët tuaj, edhe Pranvera me të sajët, që ma bëtë jetën të jetueshme, me përkujdesjet e veçanta dhe dashurinë e ngrohtë që më rrethuat në vetminë e madhe që më la Enveri. Prandaj e meritoni “bekimin e nënës”, shkruan Nexhmija.

“Unë uroj dhe shpresoj që të paktën fëmijët e Sokolit, që janë gjaku i Enverit dhe mbajnë emrin e tij, në t’ardhmen, pas nesh, ata vetë dhe fëmijët e tyre, që do të rriten në një klimë tjetër, ndoshta jo kaq të ngarkuar me konflikte politike, të ndjekin, bashkë me fëmijët tuaj e të Pranverës, në shembullin e tyre konsekuent, rrugën e drejtë në mbrojtje, brez pas brezi, të emrit, rolit e veprës së gjyshit të tyre, Enver Hoxhës”, shkruan më tej Nexhmija në letër.
Ndërkaq, mësohet se Sokoli nuk i ka shkuar në varrim të ëmës, Nexhmijes që vdiq në moshën 99-vjeçare.

Letra e plotë:
Të dashurit bijtë e mi, Ilir e Teuta,
Qofshi të gëzuar e paçi bekimin tim për gjithë jetën! Bekimi duket sikur është një atribut fetar, që jepet nga zoti ose një i shenjtë.Jo! Unë nuk njoh zot.Perëndia ime është ndërgjegjja, mirësia, dashuria, ndershmëria, e vërteta, bukuria te njeriu, shoqëria e natyra.
Unë s’jam e shenjtë, bekimi im është “bekimi i nënës”, bekimi më i sinqertë dhe i pastër, i dalë nga zemra me gjithë shpirt. Lum kush e fiton!

Ky “bekim” nuk është një pasuri në para e flori, në prona e të mira materiale, po është një pasuri e paçmueshme shpirtërore që njeriu e fiton me respekt, dashuri, mençuri e mirësjellje ndaj asaj që e ka sjellë në jetë dhe ndaj atyre që e kanë rritur e ndihmuar të bëhet “njeri”. Të kesh bekimin e nënës dhe respektin e gjithë atyre që ke pasur përkrah në rrugën e jetës, të bën të jetosh i qetë, në paqe me ndërgjegjen tënde, i dashur dhe i lumtur në familje, i nderuar në shoqëri.Lajmin e plote ne hapsiren me poshte..