Xhensila Myrtezaj ‘Harron’ Si Ka Qenë Pa Ndë Rhyrjet Estetike, Kujton Se Ka Lindur Me ‘Dhëmbë’

LAJME

Për ndërhyrjet estetike të Xhensila Myrtezajt kemi shkruar edhe më herët dhe jo vetëm kaq, por i kemi treguar me foto sa ndryshe ka qenë.

Nuk mund të themi se Xhensila nuk ka qenë e bukur pa ndërhyrje, por mund të themi me plot gojën se ndërhyrje ka bërër aq shumë, sa ka mbetur fare pak nga Xhensila që ka qenë dikur.

Në një postim të sajin, ditën e djeshme (22 shtator 2020), Sila na servir foto të fëmijërisë kur ishte pjesë e ‘Gjeniu i vogël’ dhe i mëshon shumë faktit (duke u përpjekur të bëjë budalla të madh e të vogël) se ajo nuk ka ndërhyrje dhe është e njëjta që fëmijë:Shikoni fotot ne hapesiren ne vazhdim

“Jeta është e bukur dhe kur them këtë, nuk harroj të përfshij sakrificat. Nuk kam kujtime të kapura nga aparati fotografik nga periudha e fëmijërisë sepse nuk jam rritur në një familje me mundësi për të më shkrepur foto. Imazhet e mia të para janë ato që dokumentojnë dashurinë time për muzikën, imazhe nga emisionet ku kam marrë pjesë. Kamera më ka njohur si këngëtare dhe sot më shërben si mjet i një lufte që ashtu si çdo luftë, është e padrejtë…Shikoni fotot ne hapesiren ne vazhdim

Fytyra dhe trupi im në moshën e këtij momenti pranë Alketa Vejsiut, janë po aq të paprekura nga operacionet plastike sa sot. Kam trokitur në parukeri e në palestër dhe kam dalë entuziaste për reagimin e publikut, publikun që dua ta mbush me dashurinë time. Megjithatë njerëzit kanë hedhur në erë çdo derë shpifjeje dhe unë nuk kam reaguar. Ndërkohë jam njeri dhe jam njeri publik por kjo nuk i jep të drejtën askujt që të vjellë mbi imazhin tim (e të askujt) mërzitjet dhe mllefet personale. Shumë e shohin imazhin e Xhensilës nga kamera por Xhensilën kur kamerat fiken e njohin vetëm të afërmit dhe miqtë.Shikoni fotot ne hapesiren ne vazhdim

Kam respekt për skepticizmin, kam respekt për pyetjet e sinqerta por nuk kam respekt për fenomenin e shpifjes pa masë vetëm sepse përtohet që të vëzhgohet përpara se të flitet. Mund të shkruaj më shumë por në fund të ditës, unë mbi të gjitha flas me ata që më njohin pa bërë fjalime: me Zotin dhe me njerëzit që më duan.Këtë postim dua ta mbyll duke ndarë dhe dy gjëra të tjera; dua të ndaj krenarinë për rrugëtimin e kësaj vajzës që i shkëlqenin sytë nga lumturia e atij momenti dhe të ndaj me fansat e mi mallin për t’ju kthyer skenës sapo muzikës t’i jepet sërish hapësirë. #gjeniuivogel”- ka shkruar këngëtarja.Shikoni fotot ne hapesiren ne vazhdim

Si fillim Sila, po të tregojmë që nga fëmijëria deri në moshën tënde, ndryshimet ndodhin drastike edhe pa ndërhyrjet estetike.Së dyti, ndryshimet e tua janë të dukshme dhe po t’i riservirim me foto, se mbase ngaqë përdor shumë lloj substancash të ‘është mbushur mendja top’ që ti kështu ke lindur (nëse ke ndonjë replikë për substancat mos u ndje, se vërtetohet edhe me një analizë të thjeshtë gjaku).Prandaj, ti, që ke qenë një vajzë e bukur, je bërë një nënë dhe bashkëshorte edhe më e bukur se ç’ke qenë, shijo pamjen e re dhe mos na shit shumë dokrra….se kush e di ç’tregon tjetër ky milet për ty: që nga fëmijëria, e deri në netët e sotme kur përfundon në ndonjë spital….bashkë me bashkëshortin…Shikoni fotot ne hapesiren ne vazhdim