
Në një situatë të pakëndshme u gjend një nuse nga Karolina e Veriut, e cila vendosi t’i tregonte dhëndrit përvojën e shkuarjes në tualet para dasmës.
Teksa “pëllumbat” pëshpërisnin butësisht para altarit, nusja nuk e vuri re se të gjithë të ftuarit po dëgjonin se çfarë po flisnin të dy. Dhëndri i tha se dukej bukur, dhe ajo u përgjigj se sapo kishte bërë jashtëqitje.
Pamjet gazmore u shpërndanë në Twitter nga dhëndri Luke Logan pasi komediani amerikan Jimmy Fallon bëri thirrje për ndarjen e historive qesharake dhe interesante të dasmave. “Është më e lehtë ta shohësh vetë”- ka shkruar Luka krahas regjistrimit që është bërë në vitin 2012 në dasmën e tij.
Pasi ajo i tha se u qetësua në tualet para se të vinte në altar, dhëndri e pyeti duke buzëqeshur: “Çfarë ke?”. Më pas ai i tregoi se mbante mikrofonin.
“Pse e mban mikrofonin?” e pyeti disa herë nusja dhe ai u përgjigj: “Që të regjistroj momente si ky”. Ndonëse nuk ishte një moment që nusja donte ta kujtonte përgjithmonë, tashmë është kthyer në një hit të vërtetë në internet.
“U martova me një grua fenomenale”, ka përfunduar Luka.