Violeta Dede, largimi misterioz nga jeta dhe sa shumë pikëpyetje

Violeta Dede lindi ne Shkoder ne vitin 1953. Aktore e njohur e teatrit “Aleksander Moisiu” te Durresit, interpretoi mjaft role edhe ne film. Rreth 11 role, ku 2 ishin kryesore.

Ajo zgjodhi qe te vazhdonte karrieren e saj ne Durres pas diplomimit, mbase se ne Shkoder kishte shume aktore dhe nuk kishte vend per nje vajze te re dhe te talentuar si Violeta.

Pikepyetja e madhe – Rolet dhe jeta e saj ne Shqiperi dihen. Jane te gjitha te zbardhura dhe filmat e Violetes duhen shume.
Pikepyetja e madhe qendron ne largimin e saj nga kjo bote dhe emigrimin ne SHBA.

Mbas viteve ’90 ajo largohet në SHBA dhe humbi jeten në rrethana misterioze.
Dede qëndroi një kohë të gjatë në koma, por nga ky moment nuk ka më asnjë informacion në lidhje me të.

Nuk ka një arsye të qartë se çfarë ka ndodhur, nuk ka një datë të mirëfilltë se kur mbylli sytë përgjithmonë.
Violeta Dede u la në harresë, ashtu si largimi i saj nga kjo botë. E turpshme për shtetin shqiptar që nuk ka ndërmarrë ndonjë aksion për ta sqaruar diçka të tillë.