Video- Lotët e Denisës 9-vjeçare ranë si shi mbi shpirtin e shqiptarëve: E humbi ditën e parë të shkollës nga v arfëria…

LAJME

Një 9-vjeçare nga Xibraka e Elbasanit humbi ditë sn e parë të shkollës për shkak të var fërisë.

Si të gjithë bashkëmoshatarët, ajo e kishte ëndrruar rikthimin në klasë, por prindërit nuk mundën që t’i blejnë asgjë.“Më duhen mjetet e shkollës. Nuk m’i plotësojnë dot mami me babin sepse ato nuk kanë para”, shprehet vajza 9 vjeçare, Denisa Shkalla.

Të njëjtin fat e ndau edhe të vëllanë 5 vjeçar që sot duhet të vijonte arsimin parashkollor, i cili madje nuk ka ndjekur as kopshtin.

Pamundësia për të plotësuar kërkesat e fëmijëve e bën edhe nënën të qajë bashkë me ta.
Ajo thonë se ata luftojnë për mbijetesë me vetëm 5 700 lekë ndihmë ekonomike.

Janë 5 persona por jetojnë në një dhomë.

‘Nuk e di si do të bëhet, nuk e di. Akoma nuk ka ardhur ndihma ekonomike, vjen nga data 16, 17. Nga këtu tek shkolla është shumë larg sepse duhet të ikin në këmbë. Pastaj vjen vjeshta, shirat. Është e pamundur”, shprehet e ëma e fëmijëve, Shpresa Shkalla.

Babai i femijëve mundësitë e punës i ka të pakta pasi nuk ka as një zanat.

Për 3 fëmijët e tyre arsimimi është në pikëpyetje.

“Sot do të doja që kalamanjtë t’i kisha në shkollë, por nga pamundësia, nuk i çova dot. Unë vetë jam i sëmurë me kokën”, shprehet kryefamiljari Osman Shkalla
Varfëria ekstreme i ka detyruar këta dy fëmijë që të humbasin jo vetëm ditën e parë të shkollës, por ndoshta edhe ditët në vijim.

Një apel i madh vjen nga kjo familje për këdo që mund t’i ndihmojë pasi jo vetëm e ardhmja e tyre është në rrezik, por gjithashtu edhe shëndeti i tyre