VIDEO/ E kujtoni këngëtaren Nertila Koka? Do habiteni se sa është rritur vajza e saj dhe sa të bukur e ka

Vajza e këngëtares Nertila Koka, Annie Salius Koka ka prezantuar veten si një artiste e re përpara publikut shqiptar. Pjesëmarrja e saj artistike ku edhe provoi veten, ishte pikërisht në vendin ku ka lindur, në Suedi ku mori pjesë në programin “Swedish Idol” që i shërbeu si trampolinë.

Në rrëfimin e saj për veten, ëndrrat dhe pasionet e saj të shumta, ku sigurisht kryeson muzika, Annie tregon edhe për një dëshirë të sajën. Një duet me mamanë e saj dhe një tjetër me një artiste shumë të njohur shqiptare.
Pjesë nga intervista në emisionin “Rudina” në Tv Klan

Rudina Magjistari: E ke menduar që të bësh një duet me mamin? Të këndoni ndonjëherë të dyja, ju ka shkuar ndonjëherë ndërmend?
Annie Salius Koka: Absolutisht, do kisha shumë dëshirë. Nuk e kam menduar ende në çfarë skene apo nëse do jetë një këngë e vjetër e mamit apo një e re, por e kam absolutisht dëshirë.

Rudina Magjistari: Do ishte bukur.
Annie Salius Koka: Absolutisht, çdo gjë që bëj me mamin është e bukur.
Rudina Magjistari: Si e ka ndjekur Nertila dhe si ka qenë për ty eksperienca në “Swedish Idol”? Çfarë solli për ty eksperienca në këtë projekt, në këtë garë muzikore?

Annie Salius Koka: Kisha shumë emocione kur isha në skenë kur isha më e vogël sepse ndihesha sikur njerëzit prisnin shumë nga unë dhe ndihesha sikur nuk mundesha t’ia jepja atë emocion që prisnin. Të isha në “Swedish Idol” më ndihmoi shumë të isha më rehat në skenë sepse për të folur përpara njerëzve nuk kam pasur problem, por kënga ngaqë e kam pasion dhe është aq me rëndësi për mua, më bënte me emocione. Më ndihmoi me atë, pastaj kam shokë dhe shoqe nga “Swedish Idol” që i mbaj shumë përzemër dhe eksperienca ishte shumë e bukur. Mora mamin me vete dhe u kënaqëm.
Rudina Magjistari: Cilët janë këngëtarët e tu të preferuar, çfarë muzike dëgjon?

Annie Salius Koka: Më pëlqen shumë jazz, e dëgjoj çdo mëngjes, por nëse do të flisja për artistët shqiptarë, përveç popullore si Merita Halili që më pëlqen shumë, edhe mami kuptohet, Elvana Gjatën e kam shumë qejf, i di të gjitha këngët, Flori, ata që i dëgjojnë të gjithë moshatarët e mi. Më pëlqen shumë muzika shqiptare, ia tregoj të gjitha shoqeve, e dëgjoj shpesh.
Rudina Magjistari: E sheh veten tënde në një këngë, në një videoklip të stilit të Elvanës, megjithëse ka provuar në shumë zhanre në fakt?

Annie Salius Koka: Të preferuarat e mia janë baladat e Elvanës, sidomos “EP 3”, janë të preferuarat e mia. Diçka në atë stil, nuk jam në këngët e klubeve, këngët që janë vetëm me një piano, të qëruara, janë fantastike dhe do të kisha shumë dëshirë ta bëja. Si Elvana ose me Elvanën, ajo do të ishte ëndërr.

Related Posts

They sang THIS hit in 1958. When I hear it 60 years later? Oh, the memories

“Mr. Sandman, bring me a dream. Make him the cutest that I’ve ever seen.” The year is 1958. Eisenhower is the President, and rock-and-roll as we know…

Freskohet moti por tre qytete ”refuzojnë” uljen e temperaturave, java e fundit e qershorit do të…

Lajda Porja nga Meteoalb në një intervistë në Ora News u shpreh se të martën dhe të mërkurën pritet rënie e temperaturave. Porja: Ka patur një freskim…

TMERR NË DURRËS: Vajza vret babanë dhe e varros, donte ta fejonte me zor!

Durrës, vihet në pranga shtetasia Hygerta Meta, e cila vrau të atin e saj shtetasin Pellumb Meta Durrës, 23 Shkurt 2024 /noa.al- Krim i tmerrshëm në Durrës,…

Elbasan/ Shembin shtëpinë e vjetër të gjyshit, nuk u besojnë syve çfarë gjejnë poshtë saj

Shembin shtëpinë e vjetër të gjyshit, por mbeten të shtangur nga ajo që gjejnë në arkë. Një familje në Elbasan ka shembur muret e një shtëpie të…

Bes Kallaku na prezanton me dashurinë e tij te re

Duket se ky 14 shkurt nuk e gjeti Besin pranë Xhensilës, por pranë publikut. Me këtë rast ai ka publikuar një story në instagramin e tij, ku…

U arrestua për shfrytëzimin e nipit për të ardhura në TikTok, si nisi sherri publik i Natashës me ish-nusen për kujdestarinë e djalit vite më parë

Ditën e sotme, personazh i famshëm në TikTok, Natasha Rombula, ka përfunduar pas hekurave bashkë me të birin, me akuzën se kanë shfrytëzuar djalin e mitur, për…

This Post Has 5 Comments

  1. Wow, superb weblog structure! How lengthy have you been blogging for?
    you made running a blog look easy. The whole glance of your website is magnificent, as well as the content!
    You can see similar here e-commerce

  2. Wow, wonderful blog format! How lengthy have you ever been blogging for?
    you make running a blog look easy. The overall glance
    of your website is magnificent, let alone the content material!
    You can see similar here najlepszy sklep

  3. Hi! Do you know if they make any plugins to assist with SEO?
    I’m trying to get my website to rank for some targeted
    keywords but I’m not seeing very good gains. If you know
    of any please share. Thank you! You can read similar text here:
    Wool product

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *