Lajmi se Agron Llakaj do të largohej nga spektakli i humorit “Portokalli” bëri bujë në vitin 2010, ku u përfol se humoristi e la “Portokallinë” për programin “Kush do të bëhet milioner” që filloi asokohe në Klan.
I ftuar dje në emision”, Llakaj ka rrëfyer për herë të parë pse u largua nga “Portokalli” dhe shkaqet që e çuan në këtë vendim.
Ja çfarë tha ai:
Unë nuk e lashë Portokallinë për Klanin. Thanë që Agroni u pagua etj… Artisi nuk bën dot kompromis me profesionin e vet dhe me veten. Si i tillë unë kërkoja të lëvizja. Unë ofrova diçka për ndryshim por mendimi im nuk u përqafua dhe prej momentit kur nuk prodhon më vlerë e kthehet në një lloj monotonie, mirë është që të largohesh.
Unë nuk kam pranuar ndonjëherë që të jem i varur në çengel që dikush të më lëvizi majtas apo djathtas. Isha i ftuar nga Ardit Gjebrea në “Kënga Magjike” dhe për të qenë brenda marrëdhënies dhe etikës artistike e njoftova regjisorin, Altin Bashën.
Nuk i mora leje, por e informova. Mbrëmjen e asaj të shtune dola tek “Kënga Magjike”. Të nesërmen që ishte Portokallia në transmetim shoh unë ishin hequr të gjitha materialet e mia.
Aty kuptova që unë isha i dënuar. Të hënën në mëngjes më thërriti drejtori i përgjithshëm i Top Channel dhe më tha: Nga ky moment e mbrapa deri sa të mbarosh kontratën deri në fund të dhjetorit do jesh thjesht drejtor artistik dhe nuk do dalësh në skenë.I thashë: Jeta ime është e lidhur me skenën, drejtorin mbajeni për veten tuaj dhe u largova. Ata më respektuan, më mbajtën dy rroga…
Insightful read! Your analysis is spot-on. For more detailed information, visit: READ MORE. Eager to see what others have to say!