Vajza e të ndjerit Bashkim Fino me lot në sy mban fjalimin drithërues dhe zbulon vendimin e papritur që ka marrë

LAJME

Me një fjalim tepër emocionues, vajza e Finos zbuloi se ka vendosur të bëjë realitetet që i kërkonte prej vitesh babai i tij, t’i bashkohej Partisë Socialiste.

Fjalimi i Megi Finos:“Të dashur shokë e shoqe,të babait tim të shtrenjtë. Siç e ekni njohur, jetonte në familjen e dytë socialiste, nga e cila nuk u nda, dhe nuk na ndau asnjëherë, prej halleve dhe sfidave asnjë ditë të vetme.

Ishte vetëm 30 vjeç kur në 1992 mori mandatin e parë të vendlindjes në Gjirokastër.
Një ndër ato plot gjëra që nuk ju harroj, edhe pse e ndjente peshën e madhe të përgjegjësive, ne u rritëm për të qenë shembullor në mësime dhe të sjellshëm me shoqërinë. Mbiemri jonë u bë shpejt i famshëm, kur e thirrën në marsin e 1997. Isha vetëm 4 vjeç, sa më shumë rritem, edhe kuptoj sfidat e shoqërisë së re demokratike.

Kush rritet me një prind politika, është vetëm fëmija e i një babai e nëne që bën politikë. Sa e vështirë është ti gëlltisësh fjalët e këqija për të, apo sa ta rruash veten nëse abuzon me mbiemrin tënd, për të fituar gjëra që fitohen vetëm me mund.
Babai u kujdes gjithmonë që mos e harronim vlerën e punës, modestisë. U përpoqa gjithnjë tia kthej kujdesjen, përkushtimin, me nota të mira.

Sot është dita tiu rrëfej një sekret. Ai e donte kaq shumë këtë familje, sa donte të bëhesha pjesë e PS. Na dukej e paimagjinueshme që të shtonim në çatinë tonë numrin e të angazhuarve në parti. Pas diplomimit në drejtësi, unë u ktheva në Shqipëri, por nuk u dorëzova që të angazhohesha në aprtinë që e kemi pasur në familje.

Hyra në sektorin privat, dhe më pas në një kompani telekomunikacioni. U rrita profesionalisht për tu angazhuar në organizata ndërkombëtare. E munda babain në konfliktin, por si gjirokastrit fitoi ai me këmbëngulje, që me ikjen e tij më solli këtu mes jush për të mos ikur më.

Baba uroj të jesh duke më parë sot nga atje lart. Shpresoj të jesh krenar me mua. Do jem çmos për të qenë në lartësinë e emrit që më le. Do angazhohem me mish e me shpirt në familjen e PS. Miq të shtrenjtë të babait tim, mbase nuk do arrij të mbush boshllëkun, por ju garantoj se do jem modestisht me ju, për ju, e për Shqipërinë që duhet ta bëjmë të denjë. Siç thoshte, po nuk e bëri PS, kush do e bëjë. Përgjigjia mbetet e njëjtë, asnjë tjetër. Do të përpiqem me gjithë zemër t’ju a fitoj zemrën. Anëtarja më e re e PS, Megi Fino”, tha vajza e Bashkim Finos.