News

  • Home
  • Aktuale
  • Lajme
  • Showbiz
  • Sport
  • Home
  • Aktuale
  • U “zhduk” nga TV pas videos in.time, zbulohet sekreti i Inis Gjonit! Ja çfarë ka fshehur ajo për një kohë të gjatë…

U “zhduk” nga TV pas videos in.time, zbulohet sekreti i Inis Gjonit! Ja çfarë ka fshehur ajo për një kohë të gjatë…

No Comments
Advertisement

Inisi ka listuar 20 gjërat që njerëzit nuk i dinë për të dhe ajo ka bërë një rrëfim shumë interesant në vetën e parë, që nuk duhet ta humbisni. Prej vitesh, harroj çdo ditëlindje të familjes, përfshirë edhe timen.
E vetmja që bën përjashtim, është ditëlindja e Coco Antonel, dita më e bukur e jetës sime. Nuk bëj palestër, por një herë në ditë, i ngjis shkallët në këmbë deri në shtëpi. Dhe unë e kam shtëpinë në katin e tetë.

Kur më pëlqejnë një palë këpucë blej tre palë në të njëjtin model dhe ngjyrë. T’i kem, se nuk i dihet (qesh). Nëse nuk do isha marrë me art, do vdisja të bëhesha arkeologe ose shkencëtare. Më pëlqejnë shumë zbulimet. Ka vite që nuk shoh asnjë program ose film në televizion, përjashto rastet kur marr ndonjë porosi nga miqtë dhe familjarët. E vetmja gjë që më merr vëmendjen nga ekrani janë kukullat e Coco-së dhe dokumentarët. Këto të fundit, mund t’i shoh për orë të tëra dhe të mos mërzitem.

Jam një gjumashe e pandreqshme… Do jepja gjithçka që të flija gjumë në mëngjes, por që prej lindjes së Coco kam kohë që nuk e di se ç’do të thotë të flesh gjumë deri në orën 10. Maksimumi që kam arritur, ka qenë 9-ta (qesh). Deri përpara se të bëhesha nënë dija të gatuaja vetëm vezë. Për flokët e mi kujdesem vetëm unë, edhe në parukeri, apo dalje televizive, flokët i kuroj vetë.

Advertisement

Kam thyer këmbën kur kam qenë 5 vjeçe dhe doktori në spital ka thënë “sa të drejta i paska këmbët, nëse edhe këmba që ka thyer do të bëhet kaq e drejtë sa këmba tjetër, atëherë këtë vajzë bëjeni balerinë”. Atëherë askush nuk e dinte që unë do merresha me balet. Kam shumë histori nga jeta si balerinë; më ka ndodhur që më ka dalë këpuca gjatë kërcimit, që partneri ka këputur mish duke më ngritur në padjeshkë, e të tjera si këto.Kur mbarova shfaqjen e parë si regjisore, isha aq shumë e emocionuar sa nuk i njihja njerëzit që takoja.

Ka qenë një rast kur drejtoja Festivalin e Këngës, së bashku me mikun tim Gaz Gjoka, që harrova pjesën time të tekstit dhe nisa të flisja ‘përçart’ për të dalë nga situata. Nuk e mbaj mend çfarë kam thënë, por këngëtari e kuptoi që ishte radha e tij (qesh). Besoj se kam qenë ndër të parat vajza në Tiranë që kam drejtuar një automjet, në vitin 96. Unë dhe Rudina Magjistari, kemi qenë ndër të parat.

Çmenduria më e madhe që kam bërë në timon, kam kaluar Llogoranë, natën dhe me mjegull. Zoti ka qenë me mua atë natë. Kam refuzuar mbi 10 oferta për të qenë në ekran vitet e fundit, nuk e di ç’më ka gjetur, por besoj se dashuria për teatrin po më mban larg televizionit. Me Ingritin nuk zgjat asnjëherë inati. Grindemi tani dhe pas 60 sekondash jemi sërish duke folur. Unë nuk pi kurrë pije me gaz, nuk pi kurrë kafe, jetoj shumë mirë me ujë dhe qumësht. Nuk lexoj asnjëherë gazeta, me përjashtim të rasteve kur më njoftojnë që kam dalë unë. E urrej jokorrektesën. Si për fund po ju zbuloj që aktualisht po punoj për një shfaqje të re teatrale.

Advertisement
Advertisement

Post navigation

EKSLUZIVE : Keto Jane Shenjat Paralajmëruese Të Ka.N.Ce.Rit Të Gjirit Që Çdo Femër Duhet Të Dijë
E Keni Barkun E Fryrë, Po Ju Varet? Ja Si Të Shpëtoni Prej Tij Dhe Të Humbni Peshën Brenda 1 Nate…!

Related Articles

Lori Hoxha Flet Për Vd Ekjen E Të Atit Dhe Bën Rrëfimin E Rrallë Për Jetën E Saj: ‘S’do Isha Kthyer Në Shqipëri Sepse…

No Comments

Para Se Të Vďiste Burri Kërkoi Që Të Varrosej Bashkë Me Paratë E Tij. Gruaja E Mençur Ia Plotësoi Amanetin, Por Ja Si Veproi

No Comments

U Ndodhe Shpesh Që T’iu Shfaqen Njo Llat E Kuqe Në Sy? Ja Përse Shkaktohen Dhe A Duhet Me Të Vërtetë Që Të

No Comments

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Lori Hoxha Flet Për Vd Ekjen E Të Atit Dhe Bën Rrëfimin E Rrallë Për Jetën E Saj: ‘S’do Isha Kthyer Në Shqipëri Sepse…
  • Para Se Të Vďiste Burri Kërkoi Që Të Varrosej Bashkë Me Paratë E Tij. Gruaja E Mençur Ia Plotësoi Amanetin, Por Ja Si Veproi
  • U Ndodhe Shpesh Që T’iu Shfaqen Njo Llat E Kuqe Në Sy? Ja Përse Shkaktohen Dhe A Duhet Me Të Vërtetë Që Të
  • “Një Vajzë Vjen Çdo Natë Në Varreza Dhe Qan, Pastaj Zhduket”. Banorët Tme’rrohen, E Pabesueshme Ajo Që Po Ndodh
  • Aktori I Bukur Qe Ka Pranuar Hapur Në Turqi Origjinën Shqiptar, Është Në Pr Obleme/ Zb Ulohet Pse Po Shkon Aq Shpesh Në Spi Tal, Ja Fjalët E Tij Pr Ekëse

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Archives

  • June 2023
  • May 2023
  • April 2023
  • March 2023

Categories

  • Aktuale
Copyright 2018. All rights reserved | Theme: OMag by LilyTurf Themes