U ndje keq gjatë xhirimeve, aktorja turke shtrohet në spital

LAJME

Aktorja turke Birce Akalay ka përfunduar në spital. Aktorja e cila u bë e famshme në Shqipëri me rolin e “Asllë” në serialin “Dashuri bardh e zi”, së fundmi ka nisur xhirimet për serialin e ri “Babil” dhe është ndjerë keq.

Ajo ka shkuar së bashku me partnerin e saj në spital.
Aktorja u fotografua jashtë ambienteve të spitalit dhe dukej në gjendje aspak të mirë. “Do kalojë, jam më mirë tani, faleminderit.

Kemi filluar punën për serialin”, tha aktorja. Gazetarët vazhduan ta pyesin dhe Birce iu përgjigj se sapo ka dalë nga spitali dhe është e lodhur. “Unë sapo kam dalë nga spitali, ju lutem, nuk është vendi”, u përgjigj aktorja.Pamjet ne linkun me poshte.