U divorcua nga burri pas 17 vitesh, Arbana Osmani flet për dhimbjen dhe befason me atë që thotë

LAJME

Ajo është pa diskutim një nga emrat më të dashur të ekranit, njëherazi edhe nga prezantueset më të njohura për publikun shqiptar, i cili e ka ndjekur që nga hapat e parë në radio e deri më sot.

Dhe nëse themi emrin e Arbana Osmanit nuk mund të mos mendojmë për vajzën e shkathët, super energjike, por edhe të ndjeshme të ekranit, që dy vitet e fundit na ka emocionuar me historitë e sjella në ‘’Dua të të bëj të lumtur”.

Kohët e fundit moderatorja simpatike ka qenë vazhdimisht pjesë e shtypit rozë për shkak të divorcit me partnerin e saj, por edhe thashethemeve për një lidhje të mundshme me regjisorin Eduart Grishaj.
Në ndryshim nga ç’mund të pritej Arbana nuk ka mohuar, sikundër nuk ka pohuar, asnjë prej lajmeve të mësipërme, por ka vazhduar jetën e saj të qetë mes përkushtimit si nënë dhe angazhimeve në televizion.

Megjithatë pas një sezoni të suksesshëm në ekran, Arbana ka zgjedhur të shkëputet paksa nga televizioni për të pushuar në ishullin grek të Mykonos-it.
Nuk e dimë kush e shoqëron, deri tani nuk ka asnjë gjurmë të Jonit apo ndonjë njeriu tjetër, por e sigurt që këto pushime e kanë ndihmuar të hedhë pas vuajtjen e kaluar.

Dhe këtë e ka treguar vetë me anë të një fotoje gjithë shend e verë.
”Një buzëqeshje e mirë shëron shumë dhimbje’, shkruan ajo dhe ne nuk mund të mos jemi dakord, pasi Arbana duket vërtet e bukur teksa buzëqesh.