U arrestuan pas pezullimit të punës, merret vendimi për tre kontrollrët e Rinasit

LAJME

Është marrë vendimi për tre kontrollorët e Rinasit që u arrestuan dy ditë më parë. Mësohet se Gjykata ka vendosur arrest shtëpie për Flora Ndrecën dhe arrest me burg për dy kontrollorët e tjerë, Muhin Mezini dhe Armando Fezgajn.

Ndaj kontrollorëve, prokuroria ka ngritur akuzën e shpërdorimit të detyrës, kryer në bashkëpunim, edhe pse arrestimi i tyre është bërë në bazë të disa mesazheve në whatsapp, ashtu siç u shpreh dhe avokati i tyre.

Ky ishte edhe vendimi që kishte kërkuar prokuroria. Kujtojmë se kontrollorët ndërprenë punën, tre ditë më parë, pasi shpallën gjendjen e paaftësisë së përkohshme për shkak të uljes së pagave.Pamjet ne linkun me poshte.