U arrestua për shfrytëzimin e nipit për të ardhura në TikTok, si nisi sherri publik i Natashës me ish-nusen për kujdestarinë e djalit vite më parë

Ditën e sotme, personazh i famshëm në TikTok, Natasha Rombula, ka përfunduar pas hekurave bashkë me të birin, me akuzën se kanë shfrytëzuar djalin e mitur, për të përfituar para nga rrjeti social “TikTok”.

Publiku Natashën e njeh prej shumë vitesh më parë. Përballja e saj publike me ish-nusen për kujdestarinë e djalit, bëri bujë 6 vite më parë.

Ish-mësuesja pretendonte se nusja e saj nuk ishte e zonja të kujdesej për nipin dhe kërkontë kujdestarinë.

Daljet e tyre televizive ishin mjaft agresive dhe me tension. Për ish-nusen, Natasha ka folur edhe në TikTok ku e ka cilësuar si “të keqe”.

Ishte pikërisht nëna e djalit të mitur, Eglantina e cila denoncoi rastin në polici.

Më 19 Mars të vitit 2017, në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, u bë i njohur për publikun rasti i një nëne në prag divorci. “Forca ime është im bir”, kështu u shpreh Englantina para se të niste rrëfimin e dhimbshëm që lidhej me djalin e saj të mitur.

Siç deklaroi e reja nga Kuçova në atë kohë, vjehrra e saj dhe i shoqi nuk e lejonin të takonte djalin.

Për ta bërë akoma më të qartë historinë, duke marrë versionet e të dyja palëve, Englantina pati një përballje televizive me Natashën një javë më vonë (26 Mars 2017).

E vërteta e Natasha Rombulës ishte krejt e ndryshme. Sipas 67-vjeçares, nusja e saj nuk ishte e zonja të kujdesej për nipin dhe se vetëm “gjykata do jepte vendimin final për fëmijën”. “Unë nuk ia lë se ajo është e papërgjegjshme. Vetë mamaja e Eglës më ka thënë se nuk ka besim tek ajo as për të larë e për të shpërlarë, për të hekurosur, si mund të kem unë besim për t’i lënë nipin tim”?- shprehej e revoltuar Natasha.

“Pse s’ke ardhur ta marrësh”? – i drejtohej ajo Englantinës. Ndërkohë, kjo e fundit e kundërshtonte duke hedhur akuza se vjehrra e saj “po e edukonte keq të birin duke e mbushur me urrejtje për të”.

Situata e tensionuar mes tyre nuk mbaroi këtu, daljet e tyre televizive ishin të shpeshta dhe pa asnjë konsensus.

Këtë të mërkurë, historia ka marrë një kthesë tjetër. Duket se konfliktet nuk janë shuar për 6 vite me radhë, ndërsa Natasha Rombula dhe i biri i saj Armando, kanë rënë në prangat e policisë. Arsyeja lidhet pikërisht me djalin e mitur, i cili sot është 10-vjeç.

Siç bën me dije Policia, ata u arrestuan në Sarandë pas një kallëzimi të bërë në Dhjetor të vitit të shkuar nga ish-nusja.

Ata akuzohen se kanë përdorur të miturin në rrjetin social TikTok për të marrë shikueshmëri, duke e mësuar atë të përdorë fjalë banale.

Mjafton një kërkim i thjeshtë në këtë rrjet, për t’u përballur me një sërë videosh që fatkeqësisht e konfirmojnë rastin aspak të zakontë. Madje e moshuara, shfaqet herë pas herë duke u futur live me të birin 44 vjeçar, e ku nuk mungojnë ofendimet dhe gjuha denigruese ndaj ish-nuses

Related Posts

Huge loss. A widely beloved star has passed away today in horror car accident

In New Zealand, a rally sprint crash killed a teen driver and his co-driver.bTeenager Brooklyn Horan and 35-year-old Tyson Jemmett were the two people who tragically died….

The Life-Altering Moment That Changed Everything – You /Wont Believe What Happened!

I grew up in a world where poverty was a constant companion. When I was 13, I found myself at a classmate’s house, staying for dinner for…

The legendary stand-up comedian

We are deeply saddened to share the passing of legendary country singer Kinky Friedman, who tragically lost his life in a car accident in Los Angeles on…

JD Vance mocked for ‘tiny pants’ during Trump’s speech to Congress

Vice President JD Vance is being ridiculed by the online community for falling “short” with his “tiny pants” that inspired the new campaign, “Make pants great again!”…

She was labeled a real-life doll when she was just 2 years old – wait and see how she looks today, many years later

As parents we all have a responsibility to do right by our children. Of course, sometimes ‘right’ can be subjective – what certain parents deem okay others…

The Biggest Difference Between First, Second, and Third Marriages

Let’s talk about how marriages change as people go through life. We know that getting married is a big step, and it’s something that can look very…