“Të hiqja fëmijën nga gjiri ishte një dramë e vërtetë, pse s’më foli njeri për të”, letra që po ngjall debate mes mamash

LAJME

Për 16 muaj vajza ime mund të shëtiste, të fliste, të hante ushqime të ngurta dhe të pinte qumësht nga filxhani, por ajo akoma donte të ushqehej me gji.

Kështu unë vendosa që ishte koha për t’u ndalur.Kam dëgjuar shumë diskutime për ushqyerjen me gji, të cilat përgjithësisht tregojnë nëse qumështi i gjirit është më i miri

(cila ushqyerje është më e mira), përfitimet shëndetësore të ushqyerjes me gji, rreziqet nëse nuk e ushqeni kështu fëmijën dhe përfitimet e shëndetit mendor dhe problemet e ushqyerjes me gji.

Juve mund t’ju ketë rastisur të dëgjoni dikë të flasë sesa e vështirë është ushqyerja me gji, sa dhimbje mund të ndiesh gjatë përdorimit të pompës për të nxjerrë qumështin e gjirit, dhe se pediatrit rekomandojnë ushqyerjen me gji për një vit. Por përveç netëve që kam kaluar pa gjumë për ta ushqyer me gji, përveç vështirësive që kam pasur, pse nuk ma tha askush se sa e vështirë ishte ta ndaloja këtë proces?

Doja të ndaloja ushqimin me gji, në mënyrë që të merrja në konsideratë mundësinë për një shtatzani tjetër, në mënyrë që të nisja vrapin dhe në mënyrë që të lejoja edhe dikë tjetër të shijonte gjoksin tim përsëri.Para se të ndaloja së dhëni gji fëmijës, pyeta për disa këshilla nga mikeshat e mia dhe nga familjarë, por asnjë nuk qe shumë ndihmues.

“Oh, djali im e humbi vetë interesin pas rreth gjashtë muajsh”, – tha shoqja e ngushtë e nënës sime. Ajo nuk kishte pasur probleme me ushqyerjen e fëmijës, pasi i biri binte të flinte në pak sekonda. Vajza ime e kishte refuzuar biberonin për rreth pesë muaj dhe nuk dukej sikur ajo donte ta humbte interesin për gjirin tim, të paktën për një kohë të afërt.

“A do të bëhesh si ato gratë që ushqejnë pesëvjeçaret me gji duke ndenjur në këmbë”, më pyeti burri duke iu referuar historive në revistën “Time”. Ai kishte qenë shumë përkrahës në ushqyerjen me gji që unë i kisha bërë vajzës, por unë mendova se tashmë që kishte kaluar një vit, kishte ardhur koha për të ndaluar dhënien e gjirit.

Ndodhi një gjë qesharake ndërsa unë lexova një libër të shumëpëlqyer, i cili thuhej se ishte një “udhërrëfyes për heqjen e gjirit”. Autorët nuk tregonin sesi ta hiqje fëmijën nga gjiri, por në vend të kësaj, ata i referoheshin ndjenjës së fajit dhe frikës, edhe në rastin kur fëmija tashmë i kishte mbushur një vjeç. Ndalimi i gjirit para kohe mund të shkaktojë zemërim, agresion dhe një sjellje përgjithësisht të pakontrolluar, paralajmëronte libri.

Zgjimi i parakohshëm mund të shkaktojë “ndjenja” si “zemërimi, agresioni dhe sjellja përgjithësisht e çorganizuar”, paralajmëroi libri, duke cituar se këto reaksione të padëshiruara ishin gjetur tek fëmijët e moshës nga 13 deri në 18 muaj. Ndoshta ju duhet të prisni që fëmija të mbushë tre ose katër vjeç, këshillonte libri. Pasi fëmijët midis moshës 1 vjeç dhe katër vjeç e kanë më të vështirë për të lënë gjirin. Kjo situatë më kujtoi gjyshen time, e cila kurrë nuk më linte të largohesha. “Çfarë? Ke ardhur këtu! Qëndro edhe një orë,” më thoshte ajo, edhe pse unë tashmë kisha ndenjur katër orë..LEXO LAJMIN E PLOTE ME POSHTE