“Taulanti kërkon një motër” rrëfen shpullat e Yllka Mujos: Nuk e shikoj më filmin sepse…

Donald Kokona është një arkitekt mjaft i zoti në Tiranë. Emri i tij mund të mos jetë i dëgjuar për të gjithë, por nëse kujton rolin e Taulantit në filmin “Taulanti kërkon një motër”, menjëherë të vjen në mendje fëmija më i famshëm i kohës.

I ftuar në emisionin “Pasdite në Top Channel”, ai ka rrëfyer se si ka qenë jeta e tij herë si Taulant e herë si Donald.

“Sa herë shikoj një objektiv i shmangem. Nuk duroj dot. Në ato vite jam bezdisur nga situatat e atëhershme.
Unë nuk e shikoj filmin kur e jep në televizor”, tha ai.

Ndërsa duke folur për vajzën në rol te filmi, Sabielën, thotë se nuk mbajnë kontakte pasi shumica janë jashtë.
Ndërsa motra e vërtetë e Donaldit thotë ai se ka qenë shumë krenare sepse vëllai është aktor filmash.

Ishte Xhanfize Keko ajo që e zgjodhi për të luajtur rolin e Taulantit.
“Audicionet ishin njëlloj siç bëhen sot. Na çuan ne Pallatin e Pionierëve, sot Pallati Mbretëror.

Unë se mbaj mend si audicion sepse ishte një situatë shumë e thjeshtë, nuk perceptohej si audicion. Në familjen time nuk dinin që më kishin përzgjedhur”, tha Donaldi.
Në jetën reale, Donaldi e kishte një motër dhe një ndër kriteret që mendon se e kanë favorizuar ishte se dinte të llastohej dhe nuk ishte një fëmijë i urtë.

E sa i përket punës me Yllka Mujon, Roza Anagnostin e të tjerë, flet me pasion.
“Mbaj mend një skenë kur Yllka Mujo më qëllonte dhe unë nuk qaja, se mendoja kush është kjo që më qëllon, s’është mamaja ime.

Dhe unë nuk kam qarë. Në dublën finale, ajo më tërheq veshin dhe ma ka tërhequr aq shumë dhe unë prapë nuk qaja.
Më shumë qaja nga inati se sa nga dhimbja”, tregoi Donaldi

Related Posts

Huge loss. A widely beloved star has passed away today in horror car accident

In New Zealand, a rally sprint crash killed a teen driver and his co-driver.bTeenager Brooklyn Horan and 35-year-old Tyson Jemmett were the two people who tragically died….

The Life-Altering Moment That Changed Everything – You /Wont Believe What Happened!

I grew up in a world where poverty was a constant companion. When I was 13, I found myself at a classmate’s house, staying for dinner for…

The legendary stand-up comedian

We are deeply saddened to share the passing of legendary country singer Kinky Friedman, who tragically lost his life in a car accident in Los Angeles on…

JD Vance mocked for ‘tiny pants’ during Trump’s speech to Congress

Vice President JD Vance is being ridiculed by the online community for falling “short” with his “tiny pants” that inspired the new campaign, “Make pants great again!”…

She was labeled a real-life doll when she was just 2 years old – wait and see how she looks today, many years later

As parents we all have a responsibility to do right by our children. Of course, sometimes ‘right’ can be subjective – what certain parents deem okay others…

The Biggest Difference Between First, Second, and Third Marriages

Let’s talk about how marriages change as people go through life. We know that getting married is a big step, and it’s something that can look very…