Sonila Meço Tregon Çmimin Që Rrezikon Të Paguash Nëse Merr Të Ftuar Të Padëshiruar

LAJME

Sonila Meço ishte e ftuar në emisionin “Why Not” ku ka folur gjatë për jetën e saj private dhe profesionale.

Gjatë bisedës moderatorja ka folur dhe për raste kur ka rrezikuar vendin e punës për të ftuar personazhe për të cilët nuk kanë qenë dakord drejtuesit e saj.
Po përse e ka bërë kur rrezikonte vendin e punës?

Sipas Sonilës, zëri i tyre ka qenë i rëndësishëm në atë moment për t’u dëgjuar.
Pjesë nga biseda
Roza Lati: Je censuruar ndonjëherë për emisionet e tua apo me ndonjë të ftuar që mund të kesh hasur probleme, nuk ta kanë dashur politikat e televizionit, si ia ke bërë në këto raste?

Sonila Meço: Patjetër. Unë kam pasur të ftuar që ka qenë i rëndësishëm për momentin për të cilin pronarët, drejtuesit, linjat editoriale të televizionit nuk kanë qenë dakord, unë sërish e kam marrë. Është paguar ky çmim edhe me largimin e drejtorit të informacionit të asaj kohe nga televizioni.

E kam marrë edhe me çmimin që unë mund të largohem. Ti nuk do ta besosh dot, por kanë qenë figura të një niveli jashtëzakonisht të lartë dhe përfaqësues ndërkombëtarë në Shqipëri të cilët kishin krijuar një konflikt të pa dëshiruar me drejtuesit e televizionit dhe ishin jo të mirëpritur në televizion, por unë i kam marrë jo për t’i bërë sfidë televizionit por sepse zëri i tyre ka qenë i rëndësishëm në atë moment për të dëgjuar opinionin e tyre.