Sinoptikani i njohur zbulon çfarë parashikohet të ndodhë : Moti bën kthesën e madhe për ditët në vijim

LAJME

Ditët e fundit na ka shoqëruar një mot i paqëndrueshëm. Sot në mesditë pati edhe reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit. Por se si do të jetë moti në vijim këtë na e tregoi sot sinoptikani Hakil Osmani.

“Në ditët që do të vijnë do të rriten temperaturat, si në vlerat minimale ashtu edhe ato maksimale. Në fundjavë do të arrijmë edhe në 29 gradë celsius në Ultësirën Perëndimore, ndërsa në zonat malore vlerat maksimale pritet të shkojnë edhe mbi 23 gradë celsius.

Për ju që mezi prisni të shkoni në plazh këto temperatura janë fantastike, duke ditur që kapriçot e motit na kanë privuar nga kjo kënaqësi”, tha ai në një intervistë për DritareTv.

Por do të ketë edhe reshje shiu e rrebeshe në vijim. E enjtja do të ketë mot të qëndrueshëm kryesisht në zonat bregdetare, ndërsa e diela sjell sërish reshje shiu, por kryesisht në zonat lindore, në bregdet nuk do të ketë shi.

Sipas sinoptikanit në 14 ditëshin e parë të muajit maj do të kemi herë pas herë reshje shiu, por që do të jenë të pakta.
Tani për tani shijojeni diellin e nxehtë të këtyre ditëve dhe plazhin në fundjavë!