Si nëpër filma, u divorcuan dhe u rimartuan me njëri-tjetrin: Historia e aktorit Naun Shundi me studenten e tij

Aktori, regjisori dhe dramaturgu Naun Shundi dhe bashkëshortja e tij aktorja Raimonda Shundi kanë qenë të ftuar këtë të mërkurë te “Rudina”, ku dhe kanë rrëfyer historinë e tyre të dashurisë e cila është si nëpër filma.

Raimonda një ish-nxënëse e Shundit, pa e kuptuar u dashurua me profesorin e saj gjatë një shfaqje në të cilën ata luanin role sikurse më pas ishin në jetën reale.

Ata mund të konsiderohen çifti më i veçantë në Shqipëri pasi të dy janë martuar dy herë, por të dyja herët me njëri-tjetrin.
Dy aktorët rrëfyen se çdo gjë ka ardhur natyrshëm, si divorci ashtu edhe rimartesa.

Naun Shundi u shpreh se kur diçka e humbet e vlerëson edhe me shumë, dhe kjo gjë ka ndodhur edhe me ta, pasi u divorcuan se mendonin se nuk ishin për njëri-tjetrin kuptuan se në të vërtetë ishin.

Kujtojmë që Naun Shundi dhe bashkëshortja e tij Raimonda Shundi janë prindër të lumtur një vajze.
Rudina: Dy herë të martuar me njëri-tjetrin

Naun Shundi: Ka burra që martohen me shtatë gra, unë dy herë të njëjtën. Ky është origjinaliteti
Rudina: Pikërisht prandaj edhe kjo histori është kaq e bukur.