“Si ndihesh të jesh gruaja e një politikani që nuk ka fituar asnjë betejë?”, përgjigjja e Aurelës lë pa fjalë ndjekësin….

LAJME

Gruaja e kryedemokratit Lulzim Basha, Aurela ia ka numëruar të gjitha fitoret e bashkëshortit të saj, pasi u pyet nga një ndjekës

.Një qytetar, me emrin Nardi Haxhiu, e ka pyetur Aurelën në një nga postimet që ajo ka bërë në rrjetet sociale, se si ndihet që është gruaja e një politikani që s’ka fituar asnjë betejë politike.

Në përgjigje, Aurela Basha numëron të gjithë triumfet e kreut të PD-së.
Nardi Haxhiu: Si ndihesh të jesh gruaja e një politikani që nuk ka fituar asnjë betejë politike?

Aurela Basha: Duket se nuk e njeh. Më vjen keq për ty. Unë ndihem super, sepse ai ka fituar si askush tjetër, beteja të paimagjinueshme për PD-në. Në vitin 2005 mundi Ben Ahmetajn, në një zonë që nuk kishte votuar kurrë PD-në.

më 2009 fitoi Elbasanin, në 2011 mori 50 mijë vota më shumë për PD-në në Tiranë dhe mundi Ramën, më 2016 fitoi betejën për dekriminalizimin etj etj etj. Ka bërë edhe opozitën më të fortë, duke pasur të gjithë kundër. Po deshe më, më thuaj.