Si I Ka Marrëdhëniet Me Fëmijët E Shkëlzen Berishës? Armina Mevlani Habit Me Përgjigjen

LAJME

Si i ka marrëdhëniet me fëmijët e Shkëlzen Berishës? Armina Mevlani habit me përgjigjen

Armina Mevlani është një ndër personazhet më të ndjekura në rrjetet sociale, përveçse është një blogere mjaft e përfolur ajo është dhe e fejuara e djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Herë pas here Armina në Instagram hap ruprikën “Pyetje dhe Përgjigje” dhe kësaj here ndjekësit e saj nuk kanë harruar ta pyesin për raportin që ajo ka me ish-kryeministrin, Sali Berisha.

Në llogarinë e saj nuk kanë munguar as pyetjet të tipit:
A është e vështirë marrëdhënia me një partner i cili ka patur një martesë dhe fëmijë më parë? Armina përmes përgjigjes së saj nuk ka nguruar të tregojë edhe njëherë sa shumë i do fëmijët e Shkëlzenit.

“Në jetë asgjë nuk është si një përralla, rëndësi ka që dashuria të jetë e fortë. Përsa kohë është ashtu këto nuk quhen më probleme, përkundrazi unë fëmijët e partnerit i dua shumë”, thotë Armina.