Si është puna/ Ardit Gjebrea dhe Anila kanë mashtruar biznesmenë për para? Ja si është e vërteta

LAJME

Në fund të muajit tetor u rap ortua në disa media se Ardit Gjebrea kishte rënë pre e një m ash trimi. Një person duke përdorur identitetin e tij, i ka kërkuar borxh 200 mijë lekë të reja mikut të Arditit, duke përdorur numër dhe foto false në Whats App dhe Viber.

Së fundmi, “iconstyle.al” ka zbardhur detaje të reja rreth kësaj ngjarjeje aspak të hijshme, ku qenkan të përfshirë disa persona që kanë kryer ma sht rime të ndryshme. Burime bëjnë me dije se emri i Arditit nuk është përdorur një, por tre herë.

Në një hark kohor prej 1 muaji e gjysmë të njëjtët persona, duke përdorur figurën e tij dhe të bashkëshortes së tij, Anilës, janë munduar të zh vatin biznese e miq të moderatorit.

M asht rimi i parë kur është përdorur emri i Anila Gjebreas lidhej me vlerën e 150 mijë lekëve të reja të shpenzuara për lule. Kjo porosi është bërë duke përdorur një numër fals në Whats App, ku po ashtu mashtruesit kanë vendosur një foto të një personi që i ngjante Anilës.

Mashtrimi i dytë kap vlerën e 200 mijë lekëve të reja këtë herë të shpenzuara për parfume. Përsëri duke përdorur emrin e çiftit Gjebrea ata kanë porositur parfume me këtë shumë lekësh. Ndërsa mashtrimi i tretë është ai që përmendëm në fillim, kur i kanë kërkuar 2, 000 euro mikut të Arditit.
Tashmë çështja i ka kaluar orga neve ko mp etente dhe një pjesë e rrjetit të mashtruesve është arrestuar. Arditi bashkë me bashkëshorten dhe personat që kanë rënë pre e mashtrimeve kanë dhënë dëshmitë e tyre, teksa h etimi vijon ende.