Ai banon ne Angli, ka edhe shtetesine angleze, por ne Shqiperi e ka gjetur belaja dhe duhet te pergjigjet deri ne nje. Madje rrezikon shume.
Burimet nga Policia flasin per nje rast te nje shqiptari, banues në Angli, i cili dyshohet se duke falsifikuar dokumentat, ka përfituar shtetësinë angleze.
Më datë ..,
u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin J.M, vjeç 43.
Ai tani akuzohet per vepren penale parashikuar nga Neni 189 i Kodit Penal, Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave.
Ja cfare parashikon ky nen:
Ndryshuar me ligjin nr.9188, datë 12.2.2004, neni 5)
Falsifikimi ose përdorimi i letërnjoftimeve, i pasaportave apo i vizave të falsifikuara dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet dhe me gjobë nga katërqind mijë deri në një milion lekë.
Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet dhe me gjobë nga gjashtëqind mijë deri në dy milionë lekë.
Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë të lëshojë letërnjoftimin, pasaportën apo vizën, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga një milion deri në tre milionë lekë.